Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniEdhe një sukses i K.K "Drini"-it nga Struga në Kosovë! (FOTO)

Edhe një sukses i K.K “Drini”-it nga Struga në Kosovë! (FOTO)


Edhe një sukses i K.K “Drini” it nga Struga, në Kosovë!

Në një organizim të shkëlqyer të Klubit të Karatesë Dardania nga Gjilani, monitoruar nga Federata e Karatesë e Kosovës u mbajt turneu ndërkombëtar i 14-ti me radhë “Katana Open 2019”, në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta – Petriti”, ku nderuan me pjesëmarrjen 409 garues (243 meshkuj dhe 166 femra) me 480 paraqitje qe u mbajt në Gjilan.

Në ketë turne morën pjesë edhe klube nga shtet e rajonit, kryesisht trojet shqiptare Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Garat u zhvilluan në dy disiplinat kata dhe kumite në të gjitha grupmoshat.
Organizatori ndau plakat – mirënjohje për mysafirët nga trojet shqiptare, ku ndër to edhe Unioni i Karatesë Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilën e pranoi kryetari Alim Hajredini, kurse për me te mirët ndau diploma dhe medalje.
Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga, u paraqit me tetë sportistë, duke u stolisur me gjashtë medalje, nga të cilat: katër medalje ari dhe dy medalje të argjenta.
Me medalje ari u stolisën:
Pasho Mustafai (2007 kategoria -45kg), Hamza Zylali (kadet +70kg), Loriana Ramo (juniore -59kg) dhe Ilira Xheladini (seniore -50kg).
Me medalje të argjentë u stolisën:
Gresa Mustafai (U14, +47kg), pas 4 dueleve të fituara dhe një humbje në finale dhe Zana Xheladini (juniore +59kg).

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments