Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëE tmerrshme/ Familjarët ikën nga spitali, pastaj i infektuan 11 anëtarë të...

E tmerrshme/ Familjarët ikën nga spitali, pastaj i infektuan 11 anëtarë të familjes shqiptare

11 raste të reja dolën pozitive një ditë më parë në familjen Shaqiri në Vrapciq të Gjilanit.

E dyshohet, se infektimi i të gjithë këtyre personave u bë nga tre anëtarë të kësaj familje pasi që të njëjtit kishin ikur nga ambulanca e fshatit.

Familja Shaqiri nga Vrapçiqi i Gjilanit ka 11 anëtarë të infektuar me COVID-19

Oborri është i zbrazet e punët që i kishin nisur janë të papërfunduar.

Shtëpia brenda është thuajse e zbrazet, raporton t7.

E gjithë Familja Shaqiri nga Vrapqiqi i Gjilanit, një ditë më parë doli pozitiv në testin e Covid 19.

Ndërsa, dyshohet se para infektimit të të gjithë familjes, Tre anëtarë të tyre kishin ikur nga ambulanca e fshatit kur mjekja iu kishte treguar se po dyshon se janë prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë i gjithë fshati është në izolim.

Askush këtu nuk del, madje as për ecje rreth fshatit.

Qyteti i Gjilanit tash ka te prekur 14 persona e për këtë situatë menaxhimi është në duart e komunës.

Nënkryetari Arbër Ismajli thotë se gjithcka është nënkontroll.

Numri dy i komunës thotë se rasti nuk është treguar me kohë dhe se nga pacientja është fshehur se ajo ka ardhur nga Gjermania.

Deri në orët e pasditës të kësaj të marte në vend ishin 61 përsona të prekur nga Koronavirusi e 14 prej tyre nga Gjilani.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments