Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaE dhimbshme/ Infermierja me koronavirus në Itali vret veten pasi besonte se...

E dhimbshme/ Infermierja me koronavirus në Itali vret veten pasi besonte se kishte infektuar të tjerë

Ishte pozitive me Covid-19, por stresi, lodhja e ndoshta shqetësimi se mund të kishte infektuar persona të tjerë kanë çuar në gjestin ekstrem një infermiere 34 vjeçare të spitalit San Gerardo në Monza.

Lajmin edha Federata kombëtare italiane e infermierëve me një njoftim ku shprehte “të gjithë dhimbjen e shqetësimin e infermierëve për vdekjen e koleges së re që humbi jetën, dhe të të gjithë 450 mijë profesionistëve të Italisë që po luftojnë të bashkuar rreth familjeve, miqve e kolegëve të tyre”.

Infermieria Daniela Trezzi, punonte në repartin e terapisë intensive të spitalit San Gerardo një nga frontet më madhore të Italisë kundër pandemisë.

Vendimi për të vrarë veten ishte ndoshta stresi i punës me vuajtësit e virusit, por kolegët flasin për frikën e infermieres së re se pasi rezultoi pozitive ndaj sëmundjes, se mund të kishte infektuar persona të tjerë të afërt.

Ky është vetëm rasti i fundit i një ngjarjeje të tillë teksa një javë më parë një tjetër infermiere në Venezia vrau veten. “Është një ngjarje analoge me të njëjtin motivacion dhe megjithëse ne urojmë të kundërtën, mund të mos jetë i fundit”, thuhej në raportin e federatës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments