Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDy strugan përplasen me armë si në filma në liqen, në afërsi...

Dy strugan përplasen me armë si në filma në liqen, në afërsi të Shën Naumit në Ohër (FOTO)

Babë e bir janë përplasur me armë me policinë, në ndjekje e sipër, për t’iu shmangur arrestimit, duke shkrehur edhe plumba. S.L nga Misleshova e Strugës, ish inspektor i UBK-së në pension, së bashku me djalin e tij, u pikasën nga policia gjatë aktit të tyre të kontrabandimit të një sasie të madhe droge. Lënda narkotike ishte plot 50 kg, dhe dyshohet se ka qenë e kontrabanduar nga Shqipëria. ALSAT mëson nga burimet e tij lokale se të dy, babë e bir kanë rënë në pranga, pas një ndjekje plot tension në ujërat e liqenit kufitar, me motoskafe policore nga të dyja shtetet. Në pranga kanë rënë edhe dy shtetas nga Shqipëria, të cilët kanë qenë shitësit e mallit. Policia heton më tej rastin dhe gjerësinë e rrjetit të kontrabandës, i njohur për policitë e të dy shteteve. ALSAT meson se në kërkim janë edhe persona të tjerë, të cilët nga banorët kufitarë quhen shpesh si “baronë” lokal droge.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments