Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiDuka konfirmon/ UEFA dhe Federata Italiane e Futbollit të gatshëm të ndihmojnë...

Duka konfirmon/ UEFA dhe Federata Italiane e Futbollit të gatshëm të ndihmojnë Shqipërinë

Duka konfirmon/ UEFA dhe Federata Italiane e Futbollit të gatshëm të ndihmojnë Shqipërinë

Panik, kaos, traum, është kjo gjendja emocionale në të cilën shqiptarët ndodhen në orët e fundit. Një tërmet i fuqishëm ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, 18 viktima, qindra të plagosur dhe shumë shtëpi të dëmtuara është bilanci i kësaj tragjedie. Kjo ngjarje e trishtë e ka kthyer Shqipërinë në syrin e të gjithë botës.

Të gjitha janë të gatshëm për t’i ndihmuar shqiptarët në këto momente. Së fundmi edhe UEFA dhe Federata Italiane e futbollit, kanë shprehur mbështetjen e tyre. Këtë gjë e ka konfirmuar Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit, Armando Duka, i cili me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, është shprehur se ka marrë mesazhe si nga shtëpia e futbollit evropian dhe ajo Italiane.

“Miqtë e FSHF-Së dhe të Shqipërisë solidarizohen me ne, në këtë ditë të vështirë! Mora telefonata, mesazhe dhe propozime për ndihmë konkrete nga Presidenti i UEFA-s Aleksander Čeferin, Zv/Presidenti Sándor Csányi, Presidenti i Federatës Italiane Gabriele Gravina, trajnerët De Biasi, Panucci, Reja e shumë miq të tjerë”, tha Armando Duka.

“Bisedë vëllazërore lidhur me situatën e krijuar nga tërmeti pata edhe me homologët e mi, Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi dhe Presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së veriut, Muhamed Sejdini, të cilët shprehën solidaritetin dhe mbështetjen e tyre. Mirënjohje!”, përfundoi postimin e tij kreu i FSHS-së Armando Duka.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments