Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDramë në spitalin e Shkupit, ndërrohen foshnjat

Dramë në spitalin e Shkupit, ndërrohen foshnjat

Prindërit akuzojnë Klinikën Gjinekologjike se ia kanë ndëruar foshnjën. Jovan Velcev nga Shkupi, gjatë tërë ditës ka kërkuar që ta sheh vajzën e tij e cila kishte lindur mbrëmë.
Pas disa orë që ai ishte sill vërdallë nëpër spital, dhe pas shumë zënkave me personelin mjekësor në spitalin në fjalë ku është e lindur foshnja, më në fund ia kanë treguar mirëpo një gjë ka shqetësuar edhe më shumë prindërit, kur kanë parë se në dorën e vogël të foshnjës një herë ka qenë e shkruar emri Vasileva më pastaj është shkarravitur dhe është shkruar Volceva.

Prindi i shqetësuar dyshon dhe vendosi që këtë gjë ta parqet në opinion.

“Më thanë që ka vizitë në ora 9, ejani më vonë, shkuam përsëri në ora 10 dhe pastaj më thonë foshnje me mbiemrin Vasilevska nuk ka, por ejani në ora 11 e 30, shkuam dhe përsëri më thonë që nuk mundeni ta shihni, nga ta di unë se kjo është bija ime kur gjatë gjithë kohës më thonin se nuk ka foshnje me emrin Vasileva” thotë Jovan Volcev nga Shkupi.

Nga ana tjetër, Ministria e shëndetësisë ka reaguar me shkrim, lidhur me akuzat që iu janë bërë se ka humbur një foshnje.

Kemi biseduar me drejtoreshën e Klinikës, dhe pas procedurave ligjore të cilat do ti vërtetojnë rrethanat në mënyrë shtesë do ta informojnë publikun thuhet në reagimin në fjalë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments