Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDënime të rrepta për ata që kapen duke shitur mjete piroteknike, ja...

Dënime të rrepta për ata që kapen duke shitur mjete piroteknike, ja çfarë thonë nga policia

Në tërë muajin deri në festat e fundvitit përfshirë edhe janarin, Sektori i Punëve të Brendshme do t’i përforcojë kontrollet dhe aktivitetet, të cilat kanë të bëjnë me zbulimin në kohë dhe parandalimin e shitjes dhe përdorimit të pushkaliqeve dhe mjeteve tjera piroteknike, njofton Portalb.mk.

“Qëllimi preventiv është që shitësit, prindërit dhe nxënësit, përsëri të rikujtohen se shitja, gjegjësisht blerja dhe aktivizimi i pushkaliqeve në vende publike, në rrugë, në oborre, hyrje të ndërtesave dhe ngjashëm, paraqet shkelje ligjore, për të cilën është e paraparë gjobë prej 200 deri në 500 euro në kundërvlerë të denarit. Furnizimi i tyre dhe distribuimi në treg në sasi më të mëdha është vepër penale, për të cilën është e paraparë dënim me burg prej më së paku prej 5 vjetëve”, thonë nga SPB Tetovë.

SPB Tetovë apelon, veçmas deri te nxënësit që përmbahen nga blerja e këtyre “lojërave” të rrezikshme, të cilat mund të shkaktojnë edhe pasoja serioze ndaj shëndetit të tyre, gjegjësisht, lëndim të duarve, syve dhe pjesëve të tjera të trupit.

SPB Tetovë gjithashtu shton se çdo ditë do të kontrollohen lokacionet të cilat vitet e kaluara janë shitur mjete piroteknike.

“Zyrtarët policor të SPB Tetovë çdo ditë do t’i vëzhgojnë dhe kontrollojnë lokacionet në të cilat vitet e kaluara thjeshtë janë shitur lloj-lloj mjetesh piroteknike dhe para se gjithashtu tezgave të improvizuara dhe kioskat për shitjen e gjësendeve për Vitin e Ri, të cilat këto ditë kanë filluar të funksionojnë në zonat qendrore të Tetovës dhe Gostivarit. Ata të cilët do të kapen se sheshin piroteknikë do të përballen me paraqitje përkatëse, pa dallim të sasisë së gjendur dhe llojit të mjetit”, thonë nga SPB Tetovë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments