Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDëmtohen 3 vetura nga plumbat qorr

Dëmtohen 3 vetura nga plumbat qorr

Tre qytetarë të Shkupit kanë denoncuar në polici se automjetet u janë dëmtuar prej plumbave qorr.
Rreth orës 22:50 mbrëmë R.V. (47) nga Shkupi, ka denoncuar se në automjetin e tij motorik “Reno Klio” me targa të Shkupit ka gjetur një plumb qorr të kalibrit të panjohur i cili e ka shpuar pjesën e sipërme të automjetit. Po punohet në zbardhjen e rastit.

Në orën 15:00 gjithashtu dje I.B. (46) ka denoncuar se në periudhën kohore prej 31 dhjetor prej orës 22:30 deri më 1 janar deri në orën 13:00 në rr. “Ronald Regan” prej një plumbi qorr i është dëmtuar xhami i pasmë i automjetit “Mercedes” klasi C me targa të Shkupit me çka është shkaktuar dëm material prej rreth 15.000 denarë.

Në polici sot në orën 15:00 Gj.G. (66) nga Shkupi, ka denoncuar se në kohën prej orës 20:00 më 31 dhjetor 2017 deri në orën 9:00 më 1 janar në rr. “Venjamin Maçukovski”, në hapësirën për parking, prej plumbit qorr është dëmtuar automjeti i tij “Mercedes” me targa të Shkupit, me ç’rast është shkaktuar dëm material prej rreth 6.000 denarë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments