Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniÇun Lajçi i kushton poezi humanistit Halil Kastratit, vargjet e tij iu...

Çun Lajçi i kushton poezi humanistit Halil Kastratit, vargjet e tij iu rrënqethin

Çun Lajçi i kushton poezi humanistit Halil Kastratit, vargjet e tij iu rrënqethin

Atë që nuk po e bëjnë politikanët, po e bën humanisti kosovar, Halil Kastrati.

Heroi i njerëzve të pashpresë, njeriu që pokthen lumturi në vatrat e ta pastrehve e ndaj atyre që jeta është treguar epadrejtë, ka fituar tashmë zemrën e gjithë shqiptarëve, shkruan Indeksonline.

Në shenjë falënderimi, mirënjohjeje e respektipër punën që po bën, shkrimtari dhe aktori kosovar, Çun Lajçi i ka thurur vargje humanistit Kastrati, një poeezi që ia vlen të lexohet dhe një dhuratë sado e vogël për punëne madhe të tij.

Sa bimë rritën shpirtit tënd

(Halil Kastratit)

Sa rrjedha ka zemër bjeshka jote

që s’shteron

sa diell dhëmbjësh kan sytë tu

që rrezatojnë dashuri

sa bimë rritën shpirtit tënd t’përflakur

që kurrë rrënjet s’u thahën

A ka borë që s’shkrihet n’avullin

e mallit tënd për fëmiun e plakun

Sa kroje lotësh t’rrjedhin bebëzave

për nanat me duer n’magjët e zbrazëta

e foshnjet që qajnë n’gjitë e shterrur t’nusëve

bodrumeve të ftohta pa shtrojë

Sa herë linde n’gëzimet e gëzimeve

t’atyne që i rehatove n’djersën pikua ballit

e sa herë vdiqe n’lotin pikua shpirtit

t’motrës pa pajën e nusnisë

e andërrën e djalit e t’vashës

për ditët e hareshme e t’lumtuna

veshun bukur e bukur pastrua shpirtin

për festën e madhe t’Hyut e t’atdheut

ti hoxhë shpirt njeri

Halil Kastrati!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments