Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Çdo fëmije i nevojitet familje”

“Çdo fëmije i nevojitet familje”

Maqedonia ka potencial për dhënie të dashurisë. Kemi familje të cilat i kanë rritur fëmijët e tyre dhe ato mund të bëhen familje kujdestare dhe të përkujdesen dhe të ndajnë dashuri me fëmijët që sot jetojnë në institucione, deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska në fillim të fushatës “Çdo fëmije i nevojitet familje”.
Fushata me porosinë “A keni dashuri për të dhënë” e zbatojnë MPPS dhe UNICEF-i me qëllim që qytetarët të bëhen përkujdesës të fëmijëve pa kujdes prindëror dhe mobilizim të mbështetjes për zgjidhje për kujdes për fëmijë në ambient familjar në nivel të bashkësisë përballë përkujdesjes institucionale.

Carovska theksoi se kjo fushatë do të thotë shumë për Maqedoninë dhe ka për qëllim të sigurojë familje për çdo fëmijë në shtet.

Ajo u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë dashuri ta ndajnë dhe të kontribuojnë në sistemin e mbrojtjes sociale, të regjistrohen si përkujdesës dhe të kalojnë trajnim, të marrin fëmijë dhe për të të kujdesen derisa ai nuk rritet, sepse siç tha, ajo dashuri çdoherë kthehet.

Përfaqësuesi i UNICEF-it, Benxhamin Perks tha se me fushatën dëshirojnë të ndihmojnë të mobilizohet një numër i madh i familjeve përkujdesëse, të cilat kanë dashuri për t’iu ofruar fëmijëve, të cilët për momentin janë të vendosur në institucione dhe të krijohet rrejt i gjerë i familjeve që janë të gatshme t’i hapin zemrat e veta dhe shtëpitë për fëmijët të cilëve mund t’u nevojitet përkujdesje në të ardhmen.

Ai theksoi se në dy muajt në vijim do të organizohen ditë të hapura në 30 qytete përmes qendrave për punë sociale dhe SOS Fshatit të fëmijëve, që qytetarëve në mbarë vendin t’u jepet mundësia të dinë më shumë dhe të bëhen familje kujdestare.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments