Shqipëri, Slider

çatia u rrezikoi jetën 8 anëtarëve të një familjeje

Shembja e çatisë së banesës së familjes aliaj në Ferras, ishte ndër dëmet më të mëdha që shkaktoi vërshimi i lumenjve ditë më parë.

Nëse do ishin vonuar 5 minuta çatia do i kishte zënë nën vete 8 personat e familjes Aliaj në Komunën Levan. Ishin në banesë kur uji vërshoi me shpejtësi brenda ambjenteve të shtëpisë dhe vetëm fqinjët i ndihmuan të shpëtonin nga egërsimi i natyrës.

Kryefamiljari 72 vjecar Qemal Aliaj së bashku me bashkëshorten Resmien tregojnë se në këtë banesë të rrënuar jetonin 3 kurora.

Për Gentjan Aliajn, momentet e tmerrit të përjetuara nuk mund të tregohen me fjalë, ndërkohë që për fat i shpëtuan dy fëmijët e vegjël dhe bashkëshortja shtatzënë në muajin e 8.

Tashmë dy të moshuarit janë strehuar tek fqinjët në fshatin Ferras ndërsa nuset me fëmijët janë vendosur te familja e prindërve. të vetmet të ardhura për familjen, janë nga peshkimi dhe pensioni prej 130 mijë lekësh.

February 11, 2015

Struga Ekspres