Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderBoksieri shqiptar nokauton keq serbin Mitiq

Boksieri shqiptar nokauton keq serbin Mitiq


Boksieri shqiptar Ferit Keta fitoi me nokaut në raundin tretë ndaj rivalit serb Slavolub Mitiq, sfidë e zhvilluar në Maltë.

Kjo është fitorja e 13-të me radhë për boksierin 30-vjeçar shqiptar, që nuk ka pësuar ende asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist.

Një duel i dominuar nga Keta, të cilit i mjaftuan 3 raunde për të hedhur në dysheme rivalin serb, që pësoi humbjen e 10-të në karrierë (ka edhe 10 fitore).

Goditjet e forta të Ketës ishin vendimtare në këtë sfidë, me shqiptarin që nuk i dha asnjë shans rivalit të fitojë. Edhe pse Ferit Keta nuk pati shumë kohë për t’u përgatitur për këtë duel, ai tregoi një formë të mirë sportive.

I stërvitur nga vëllai i tij, Gjetan Keta, boksieri kuqezi u tregua i sigurt në ring, duke qenë i saktë në goditjet e tij dhe e meritoi këtë triumf, duke mbajtur lart flamurin shqiptar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments