Blerim Bexheti akuzon Zoran Zaevin: “Kryeministri orkestron ndjekjen time”
Maqedoni, Slider

Blerim Bexheti akuzon Zoran Zaevin: “Kryeministri orkestron ndjekjen time”

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti thotë se kur të kthehet nga pushimet do të ngre padi ndaj Komisionit për Antikorrupsion. Ai më tej shton se do t’i drejtohet edhe Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për të informuar se në mënyrë të jashtëligjshme kanë ngritur procedurë ndaj tij. Kryetari i Sarajit thotë se e gjitha kjo është e orkestruar nga kryeministri i vendit Zoran Zaev. Bexheti thotë se kur do të kthehet nga pushimet do të tregoj çdo detal dhe se kryeministri këtë po e bënë për politika ditore.

“Kjo është e orkestruar dhe e dirigjuar personalisht nga kryeministri Zoran Zaev për politikë ditore për të cilën, pasi t’i përfundoj pushimet do t’i shpjegoj edhe arsyet se përse është orkestruar një gjë e tillë nga ai, menjëherë pasi që të kthehem nga pushimi”, tha Blerim Bexheti.

Kryetarja e Antikorrupsionit Biljana Ivanovska nuk deshi të komentojë reagimet e kryetarit të komunës së Sarajit.

“Nuk kam koment për këtë. Ne vendimin e sollëm në bazë të të gjitha argumenteve që i kishim para nesh nga institucione kompetente, nga mbikëqyrja inspektuese, si dhe nga Inspektorati administrativ, Inspektorati për ambient jetësor. Bëmë kontroll edhe në vendin e ngjarjes, mendoj se nuk ka asnjë bazë për komentin se kjo është hajkë politike. Ne jemi të orientuar a-politik”, deklaroi Biljana Ivanovska.

Sipas Komisionit Antikorrupsion, Bexheti ka shkelur ligjin pasi nuk ka vepruar ndaj ndërtimit joligjor të platformave në lokalitetit turistik Matkë. Kundër kryetarit të komunës së Sarajit, Blerim Bexhetit do të ngritët procedurë për përndjekje penale për rastin me platformat e vendosura në mënyrë të paligjshme në Matkë. Antikorrupsionerët kanë vërtetuar se Bexheti edhe përkundër asaj që ka pasur obligim ligjor që të refuzoj kërkesat për legalizim të objekteve të përkohshme, ai nuk ka vepruar, ndërsa lëndët i ka ruajtur në sirtar.

August 7, 2019

Struga Ekspres