/div>
Loris
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Bilall Kasami: Sot është një ditë e rëndësishme historike për qytetarët e Maqedonisë së Veriut
Maqedoni, Slider

Bilall Kasami: Sot është një ditë e rëndësishme historike për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Sot është një ditë e rëndësishme historike për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Për herë të parë në historinë tonë, shqiptarët po ndërtojnë një partneritet të vërtetë me partinë drejtuese, dhe atë si partnerë të plotë dhe të barabartë, për të vendosur së bashku të ardhmen e vendit tonë.

Me marrëveshjen e sotme mes Lëvizjes Besa dhe LSDM-së, presim që votuesit shqiptarë ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të qenë një anëtar aktiv i koalicionit qeverisës, me një vend në vendim marrje, ku premtimet për barazi dhe mundësi të barabarta bëhen realitet.

Ky koalicion eshte vazhdimesi i trenit të NATOs, që do na anëtaresojë në BE. Jam i bindur ketij treni pas 12 prillit do i hipin edhe partitë e tjera shqiptare. Thjesht BESA po bëhet bashkë drejtuese e këtij e treni të BE, pra ky koalicion i drejton qytetarët në BE dhe jo pa adresë si koalicionet e tjera.

Ne jemi të bindur që anëtarësimi në BE është rruga drejt prosperitetit, dhe se anëtarësimi në BE kërkon rrënimin e korrupsionit, angazhimin për sundimin e ligjit dhe eliminimin e diskriminimit. Dhe ne jemi dakord që arritja e këtyre qëllimeve më në fund të sjellë mundësi të barabarta dhe drejtësi të barabartë në këtë vend.

Ne zgjodhëm të bëhemi partnerë me LSDM-në, sepse LSDM është përkushtuar t’a bëj vendin pjesë e bashkësisë evropiane, duke i ndarë përfitimiet me të gjithë qytetarët tanë.

Ky nuk është një shkëmbim votash për përkrahje. Këto janë dy parti që bashkohen në bazë të vizionit të përbashkët, qëllimeve të përbashkëta dhe respektit të ndërsjelltë.

Me këtë partneritet, ne do të tregojmë se shqiptarët dhe maqedonasit mund të punojnë së bashku me respekt të ndërsjelltë dhe barazi për përmirësimin e jetës sonë.

Urime koalicioni i fitores dhe na priftë e mbara. Suksese

Bilall Kasami-Kryetar i Lëvizjes Besa

27.02.2020
Shkup

February 27, 2020

Struga Ekspres