Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëBehgjet Pacolli u premton shpërblim lojtarëve të Kosovës për ndeshjen kundër Anglisë

Behgjet Pacolli u premton shpërblim lojtarëve të Kosovës për ndeshjen kundër Anglisë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se ai do t’i shpërblejë lojtarët e Kombëtares së Kosovës, në rast fitoreje ose barazimi në ndeshjen e sotshme kundër Anglisë.

Ekipi kombëtar i Kosovës do ta vazhdojë rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian 2020 me ndeshjen e sotshme kundër Anglisë, e cila nis në orën 20:45 në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”, raporton Gazeta Express.

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për Grupin A të kualifikimeve në EURO – ku garojnë edhe Republika Çeke, Mali i Zi dhe Bullgaria. Favorite për ta fituar këtë grup është Anglia, mirëpo Kosova do të mund ta sigurojë një vend në Evropian edhe duke u radhitur e dyta në grup.

Për këtë ndeshje – njëjtë si për atë kundër Çekisë –trajnerit Challandes i mungojnë në skuadër pesë futbollistë të cilët zakonisht
luajnë në formacionin e parë – Milot Rashica, Arbër Zeneli, Herolind Shala,Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli.

“Mirëmëngjes miq. Sot është një ditë e madhe! Kombëtarja eKosovës luan ndeshjen e saj më të rëndësishme deri më tani”, shkruan Pacolli.

“Besoj të gjithë jemi të emocionuar. Në rast fitoreje osebarazimi, edhe unë personalisht do të kujdesem për një “mirënjohje” djemve
tanë. Forca Kosovë…”

Momentalisht, Anglia e kryeson grupin A me nëntë pikë tëfituara nga tri ndeshje të zhvilluara. Fitorja sonte do t’ia vazhdonte rekordin
e 100 për qindtë në rrugën drejt EURO 2020, ndërsa disfata do të bënte qëKosova ta marrë kreun e grupit.

Në anën tjetër, Kosova radhitet e dyta në grup, me tetë pikëtë grumbulluara nga katër ndeshje të zhvilluara. Fitorja do t’i vazhdonte
Kosovës ecurinë e jashtëzakonshme prej 15 ndeshjeve pa disfatë, ndërsa humbjado t’ia jepte Republikës Çeke mundësinë ta marrë sërish vendin e dytë, pasi qëçekët sot do të përballen me Malin e Zi.

Kjo është hera e parë që Kosova po përballet me Anglinë,ndërsa gjatë këtij viti do ta zhvillojë edhe një tjetër ndeshje me “Tre Luanët”
– me 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments