Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionBASHKOHU OPOZITË SEPSE POPULLI TË DO TË BASHKUAR

BASHKOHU OPOZITË SEPSE POPULLI TË DO TË BASHKUAR

Opozitë e dashur,

Ti ishe aty edhe në zgjedhjet lokale kur Zoran Zaev mori 70 000 vota shqiptare, pse nuk i more ti, ti I kishe po të njejtit individë edhe atëherë dhe populli nuk të besonte as ty?! E keni analizuar ju ndonjëherë ku qëndron problemi dhe si jeni të bindur që tash do të merrni ato 70000 vota?! Mendoni ju që populli vdes për ju, e keni gabim sepse keni qenë njē opozitë e zbehtë me njerëz të njejtë që bëjnë si papagalla për t’u promovuar vetë. Ku i keni fytyrat e reja? Pse vazhdoni me traditën e BDI-së për 20 vjet vetëm 20 njerëz janë në pozita duke ndryshuar institucionet dhe duke I realizuar vota LSDM-së, por dhe nga LSDM e PDSH fituan komunat sot ku janë, pasi LSDM mori pushtetin dhe aty ku pritej humbje, intervenonte shteti, ndaj ju bëheni bashkë dhe ndaloni këto fenomene e mos bëheni si ata!
Kushuriri im në zgjedhjet lokale nuk erdhi nga Zvicra të votonte sepse kishte angazhime, por ma dërgoi me dëshmi që e kishin votuar, a doni ende të vazhdojë kjo vjedhje votash?

A mendoni ju që me një postim në rrjetet sociale, intervistë në media, reagim ndaj një institucioni nga departamentet e juaja inekzistente do të zgjidhet një çështje, po të ishin ekzistente do të investigonit rastin në institucion me praninë tuaj dhe dëshmi, jo t’i shpërlani popullit trurin dhe të gëzoni veten që ne bëmë dicka. A duhet që ju njejtë si pozita t’i vizitoni fshatarët dhe qytetarët vetëm gjatë fushatave zgjedhore? Pse u trembeni ju individëve me ndikim t’i keni pjesë të subjektit, në anën tjetër fort keni dëshirë t’përfitoni nga emri dhe kontributi i tyre? Trembeni ju, apo nëntoka? Një nëntokë nga një opozitë e pashë, m’duket humane dhe kombëtare, të tjerat nuk i di, por nëse jeni t’zhytur n’biznese ose “t’kapur nga Nona e Madhe dhe Superbaba”, shkoni te ata dhe leni të tjerët të vazhdojnë! Pozita nëse është fer i tregon partitë që i kontrollon! Është koha që ju t’i harroni përçarjet, egot, vetëbesimin fiktiv, ëndërrat, halucinacionet, të bashkoheni që t’gëzoni popullin e të ruani votën shqiptare!

N’takim me një lider t’opozitës, e shikova dhe iu drejtova:

“Punoni mirë sepse shumica e përkrahsëve të juaj janë edhe përkrahësit e mi, shumë shpejt mund t’ju shkatërroj, por s’dua sepse më dhimbet sakrifica yte, jo e këlyshëve që të vijnë pas dhe shesin përralla pa fillim dhe mbarim në media”. Tash të them ty, opozitës dhe pozitës që sot kam marrē shumë mesazhe nga njerëzit e juaj të cilët përkrahin iniciativën time dhe do dalin bashkë me mua, ju s’dua të hidhëroheni sepse kështu e meritoni!

Intelektualët që janë pjesë e iniciativën nuk janë me syza, as me kollare, janë të ri dhe të reja që nuk kanë qenë të përlyer politikisht dhe që duan të kontribojnë denjësisht! Janë doktorë shkencash, magjistëra shkencash, juristë, ekonomistë, artistë, profesorë gjimnazesh e shkollash fillore, edukatore etj këto janë mbi 100, por intelektualët më të mëdhenjë i kam fshatarët dhe qytetarët të cilët me numër s’di sa janë, janë shumë shumë, por po patën dëshirë edhe atyre do ua them emrat. Diaspora e cila asnjëherë nuk ka pasur një pozitë në Maqedoninë e Veriut, edhe ajo inkuadrohet me kapacitetet intelektuale dhe të popullit! Janë mbi 10000 mesazhe që kam marrë nga koha e postimit të parë, apeloj përsëri BASHKOHU OPOZITË SEPSE POPULLI TË DO TË BASHKUAR!

Gjyla Çeliku

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments