Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAvokati nga Struga, Ardian Demiri i reagon ashpër gjykatëses nga Struga për...

Avokati nga Struga, Ardian Demiri i reagon ashpër gjykatëses nga Struga për komentin antishqiptar! (FOTO)

E lexova kete lajm dhe sinqerisht u dëshpërova nga menyra se si figura publike per arsye konjukture momentale te interesit, publikisht percjellin deklarata serioze per krim te kryer , e mandej të njejtet pa me ju trembur syri i tërhiqin si meqenë shaka.

Thënë thjesht ,kjo eshte budallaki.
Por…qellimin e kam diku tjeter.
Menjëherë më posht lexoj koment të një koleges time gjyqtare e pensionuar nga Struga e cila gjithashtu pa me ju trembur syri , e komenton këtë lajm në mënyrën si me qënë pjesetare e ndonjë grupi tifozesh, e jo ish gjyqtare tash e pensionuar.
Une vete jam djal i nje ish gjyqtari, dhe respekti im për gjyqtarët eshte i pafund , e vecanërisht për ata të pensionuarit, sepse duke njohur natyrën e punës të gjyqtarëve ,duke ditur se me cfarë fate njerezish jane ballafaquar gjatë periudhës të punes së tyre në përpjekjen për ti zgjidhur të njējtat, mendoj se misioni i tyre deri në fund të jetës është te shpërndajnë tolerancë, eksperiencë , dije , dashuri,ide dhe cfardo të mire tjeter ne kete kohe, e jo urrejtje , jotolerance , paragjykime etj.
Kjo sepse un si shqipetar (kur zonja publikisht dhe në pezhorativ më quan “shiptari”) as nuk ndihem dicka i privilegjuar ne kete shoqeri për shkak të përkatësisë sime, e as nuk jam maher per te kryer krim as un,as babai im e askush nga familja ime e ngushte dhe e gjere “siptari”, por perkundrazi, e kete shume mire e di gjyqetarja e lartpermendur.Kete e them jo me qellim te keq (mos ishte gjyqetare meparshme asesi nuk do ti kushtoja vemendje) , por me qellim qe te mbroj dinjitetin dhe integritetin e kesaj kategorie te bashkqyteareve tone, prej te cileve une pres shume ne zhvillimin dhe perparimin e kesaj shoqerie nëpërmjet promovimit të shtetit ligjor dhe të drejtës,sepse duhet ta dimë të gjith që betimi i tyre i dhënë para se të bëhen gjyqtarë,por eshe autoriteti i tyre si gjykatës i ndjek ata deri në fund të jetës, e sidomos autoriteti i tyre jeton edhe pas tyre.
Për këtë arsye,më pak që pres nga kjo zonjë ish gjykatëse në gjyqin themelor të Strugës – Menka është që ta fshijë këtë koment të paqëuarme të cilin ofendon dhe paragjykon një komunitet të tërë bashkqytetarësh të saj shqiptar dhe të kërkojē falje per ketë, dhe me këtë së paku do e mbrojë autoritetin e vet dhe të kolegëve të saj.
Shpresoj në mirkuptim.

Avokat:Ardian Demiri

Përcjell Struga Ekspres

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments