Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH: Rastet e montuara ndaj shqiptarëve kanë qenë prezent gjithmonë gjatë qeverisjes...

ASH: Rastet e montuara ndaj shqiptarëve kanë qenë prezent gjithmonë gjatë qeverisjes së BDI-së


Ç’është ajo që BDI di për të gjitha rastet e sipër përmendura dhe vazhdon ta fshehë, cilës përgjegjësi po mundohen t’i ikin?!
Ishte BDI me LSDM-në ato që lejuan rikualifikimin e lëndës së Almir Aliut. Pse kjo qeveri duhej të njolloste edhe emrin e Fetah Alimit, vetëm sepse shpëtoi dikë që ju nuk e doni?
Përfshirja e BDI-së nuk mbetet vetëm në mënyrë indirekte, por përfshirja e tyre është edhe direkte në punë joligjore. Në një periudhë shumë të shkurtë kohore, Komisioni Antikorrupsion ka ngritur kërkesë që të përndiqen penalisht dy kryetarë komunash të BDI-së, Ramiz Merko i Strugës dhe Blerim Bexheti i komunës së Sarajit.
Për të dy ekzistojnë fakte të forta të cilat Komisioni Antikorrupsion ka arritur t’i sigurojë, prandaj dhe janë hapur hetime plotësuese që të ndiqen penalisht.
Aleanca për Shqiptarët kërkon nga organet kompetente t’i qasen çështjeve seriozisht, duke mos anuar dhe duke mos krijuar drejtësi selektive. Por pyesim BDI-në cili prokuror politik që vetë e kanë kurdisur në prokurori do t’i shpëtojë kësaj radhe?
Aleanca për Shqiptarët duke u thirrur në Kodeksin e Sjelljes së Nëpunësve të Doganës, kërkon dorëheqjen e zv.drejtorit të Doganave, z. Irfan Buçi për shkak të përgjegjësisë morale që duhet të bart! Ai jo vetëm vet që e ka shkelur ligjin, por ka mundësuar shkelje grupore të ligjit nga ana e doganierëve, të cilët në mënyrë absolute e kanë të ndaluar publikisht të favorizojnë një parti politike!
Askush nuk ka të drejtë të pasurohet në kurriz të qytetarëve dhe tatimeve që paguajnë me djersen e ballit. Këtë e kanë bërë me vite të tëra funksionarë të BDI-së pa pikën e turpit.

Aleanca për Shqiptarët

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments