Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH i çon porosi Zaevit: Ne jemi reformatorët, mos luaj “ruletin rus”...

ASH i çon porosi Zaevit: Ne jemi reformatorët, mos luaj “ruletin rus” me patericat e VMRO-së

Aleanca për Shqiptarët ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me plotësimin e vendeve vakante në Qeveri. Sipas pohimeve të kësaj partie, presin rikthimin e liderit të tyre Ziadin Sela nga SHBA-të, por ata theksojnë se zyrtarët e tyre qeveritar kryejnë detyrat e zakonshme dhe janë në komunikim edhe me kryeministrin.

Zv/ministri për punë sociale Elmi Aziri dhe zv/ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Remzi Memedi ishin pjesë e seancës së përbashkët qeveritare me Qeverinë e Shqipërisë.

Duke folur për lansimet e fundit të lajmeve që krijojnë opinionin kundër ASH, nga kjo parti thonë se “struktura të caktuara duan që ASH të dal nga Qeveria, por ne i bëjmë me dije se jemi shtylla e reformave dhe që i dha fuqi ndryshimit në momentet vendimtare në Maqedoni, pas një regjimi të egër të VMRO-DPMNE që ndihmohej nga dy partitë shqiptare që bënin pozitën dhe opozitën, duke qenë në sinkron në dëm të shqiptarëve”.

Zyrtarë të kësaj partie i çojnë porosi kryeministrit Zoran Zaev dhe klaneve të kësaj partie që duan ASH të dal jashtë. “Zoran Zaev e di që në momentet kyçe ishte çelësi për formimin e Qeverisë reformatore. U pa qartë se kush ishte caku i regjimit të kaluar, që ka ende aktiv mbetjet e tij. Ne jemi fryma reformatore në sinkron me aleatët tanë ndërkombëtarë, ndërsa Zaev nëse do të luaj lojën e ruletit rus duke u mbështetur në patericat e regjimit të VMRO-DPMNE-së”, theksuan nga ASH/shigjeta.net/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments