Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAleanca: Shqiptarët dergjen burgjeve pa prova, Katica Janeva pushon në shtëpi

Aleanca: Shqiptarët dergjen burgjeve pa prova, Katica Janeva pushon në shtëpi


“Po bëhemi dëshmitarë të një realiteti të hidhur dhe të një sistemi gjyqësorë gjithmonë e më të korruptuar. Po bëhemi dëshmitarë të drejtësisë së një anshme dhe të politizuar. Po bëhemi dëshmitarë të vdekjes së shpresës për një ardhmëri në vendin tonë.

Aleanca për Shqiptarët gjithmonë ka qenë e zëshme për të gjitha padrejtësitë që në vazhdimsi po bëhen. Por, rasti “Zhvatja”, përfundimisht fundosi kredibilitetin e Prokurorisë Publike Speciale, ku e dyshuar kryesore është kryeprokurorja Katica Janeva për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe përfshirje në korrupsion. Potencojmë që ky ishte momenti goditës për qytetarët ku edhe humbi besueshmëria e tyre në Prokurorinë Publike Speciale dhe sistemin gjyqësorë në përgjithësi.

Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit e cila pranoi ankesën e ish prokurores Katica Janevës duke ia lejuar asaj arrestin shtëpiak. Theksojmë se ka patur dhjetëra raste të të burgosurve shqiptar për raste të montuara politike, ndaj të cilëve po e njëjta Gjykatë ka refuzuar të jep masën e arrestit shtëpiak.
E rikujtojmë opinionin se Gjykata e Apelit vendosi në mënyrë të padrejtë edhe për rastin e Feta Alimit, e cila disa herë refuzoi kërkesën e palës mbrojtëse që Feta Alimi të dalë nga paraburgimi dhe të jetë në arrest shtëpiak.

Ky është sistemi ynë i drejtësisë që shpesh herë funksionon me standarde të dyfishta, që njëherit është njolla më e zezë e shoqërisë sonë. Ky sistem drejtësie së bashku me policinë e shtetit që nuk arriti të parandalojë ikjen e Nikolla Gruevskit, është ai që nuk po sjell vendime gjyqësore për lëndët e hapura nga Prokuroria Publike Speciale, kjo është “drejtësia” që sot liroi në arrest shtëpiak Katica Janevën ndërsa mban me të pa drejtë Feta Alimin dhe shqiptarë tjerë për procese të montuara politike.

Aleanca për Shqiptarët konsideron se kjo qeveri dhe influenca e saj në gjyqësor me vendime të tilla po mundësojnë ikjen nga përgjegjësia penale.

Kjo është një arsye më shumë që sistemi i drejtësisë duhet të reformohet urgjentisht, dhe të gjithë gjykatësit, prokurorët por edhe zyrtarët publik t’i nënshtrohen procesit të vetingut, dhe të mbajnë llogari për kredibilitetin e tyre profesional dhe moral.

Ky sistem drejtësie, me gjykatës dhe prokuror partiak, të zgjedhur nga zyrat partiake VMRO-BDI-LSDM po bëhen pengesa kryesore që rrezikon jetën e mirëfilltë në vend, sigurinë e qytetarëve si dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments