Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAleanca e Strugës: Kundërshtojmë planin e Ramiz Merkos për rrugën njëkahëshe në...

Aleanca e Strugës: Kundërshtojmë planin e Ramiz Merkos për rrugën njëkahëshe në zemër të qytetit, është vendim jashtëligjor


Aleanca për Shqiptarët njofton opinionin se po përgatit mjetet e nevojshme juridike për ta kundërshtuar planin e Ramiz Merkos për rrugën njëkahëshe në zemër të qytetit.
Rastin do ta denoncojmë në Inspektoratin Shtetëror për Transport, Inspektoratin për rrugë shtetërore, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurori.
Gjithashtu, këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrje të seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës, me të vetmen pikë të rendit të ditës dhe atë:

-Ndalimi i vendimit jashtëligjor të Kryetarit të Komunës së Strugës që rruga “Brigadat Proletare dhe “Korpusi 15” të shndërrohen në rrugë njëkahëshe.

I ftojmë edhe këshilltarët e subjekteve tjera politike ti bashkohen nismës sonë dhe të pengojmë këtë vendim skandaloz, që shkon në dëm të qytetit, qytetarëve, zhvillimit të turizmit dhe bizneseve në Strugë.

Aleanca për Shqiptarët – Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments