Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiA rrezikojmë të infektohemi në supermarket ose floktore? Ja si përgjigjet virologu!

A rrezikojmë të infektohemi në supermarket ose floktore? Ja si përgjigjet virologu!

Nuk mund të infektohemi teksa bëjmë pazare apo shkojmë në floktore, pretendon një virolog gjerman.

Prof. Hendrik Streeck, është shprehur se Covid-19 nuk përhapet aq lehtë sa njerëzit mendojnë, përfundim ky i dalë pas disa studimeve specifike. Sipas tij, deri më tani nuk ka asnjë të dhënë që provon përhapjen e tij kur njerëzit janë duke bërë pazar apo kur shkojnë në parukeri.

“Nuk gjetëm asnjë virus që të jetonte në sipërfaqe. As nëpër telefona, as nëpër doreza dyersh”, tha virologu, i ftuar në një program televiziv. Madje, skuadra e tij testoi edhe qimet e një maceje shtëpiake në një familje, por nuk gjetën asnjë grimcë të virusit në sipërfaqe.

Virologu tha gjithashtu se gjetjet e tij të deritanishme, vënë në diskutim të gjithë masat që bota po merr. Pavarësisht kësaj, ai bie dakord me faktin që ka ende shumë për të zbuluar rreth koronavirusit. Gjatë intervistës ai ndaloi tek rasti i parë i infektuar në vendin më të prekur të Gjermanisë.

“Ajo ishte një grua që vinte nga Kina në Gjermani dhe pas testeve rezultoi se kishte infektuar vetëm kolegët e saj. Tha se kishte qëndruar në një hotel, kishte ngrënë në një restorant, por të infektuar ishin vetëm kolegët. Pra tani e dimë që të hash në një restorant apo të punosh në një hotel nuk do të thotë të jesh përgjegjëse për infektimin. Ne e dimë që ky infeksion nuk transmetohet nga prekja e objekteve. Kërcimet e afërta me njëri-tjetrin apo festat dhe grumbullimet janë burim infektimi”, përfundoi ai.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments