Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoni8 vite burg për shqiptarin në Gjermani, e mbyti gruan, e futi...

8 vite burg për shqiptarin në Gjermani, e mbyti gruan, e futi në thes dhe e hodhi në lum

Dy vjet pas zbulimit të trupit të një gruaje në kanalin Rhein-Herne, një prind i tre fëmijëve nga qyteti Oberhausen në Gjermani, të hënë është dënuar me tetë vite burg. Burri (39) rrëfeu se si e rrahu, e goditi dhe e mbyti gruan e tij (32) me shall, më 11 prill 2018.

Pastaj ai e kishte hedhur kufomën në kanal. Atje ajo ishte gjetur nga një lundrues, njëmbëdhjetë ditë më vonë – e lidhur si një pako nënjë thes.

Gjyqi para jurisë së Duisburgut kishte mundur të zhvillohej tani, pasi i akuzuari kishte ikur në atdheun e tij kosovar menjëherë pas krimit. Aktgjykimi është shqiptuar për vepër penale “vrasje”, shkruajnë mediat gjermane, transmeton Shtegu.com.

Sipas gjykatës, motivi i krimit është një martesë plotësisht e dështuar. I akuzuari edhe më parë i njohur për dhunë, kishte një grua të dytë, ndërsa gruaja e tij mesa duket flirtonte me një burrë tjetër. Të dy ishin martuar sipas ligjit Islamik tashmë 17 vite më parë.

Ditën e kobshme, çifti kishte nënshkruar një marrëveshje për qira të re, por më pas situata u përshkallëzua. Kur gruaja insistoi në një ndarje përfundimtare, i akuzuari thuhet se kishte eksploduar. “Ai mori vendimin për ta vrarë gruan e tij”, thuhet në aktgjykim. Lëndimet në kokë ishin aq masive, sa mjekët i krahasuan me lëndimet pas aksidenteve më të rënda në komunikacion.

I pandehuri u arrestua në Kosovë në janar të vitit 2019 dhe më vonë u ekstradua në Gjermani. Dy nga tre fëmijët e çiftit tani janë në një strehimore në Gjermani. Vajza më e vjetër tashmë është rritur.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments