Në lagjen Laim të Munihut, para dy muajve është hapur restoranti As, me pronarë Sadri Osmanin dhe Sabit Muslin nga Gostivari. Edhe pse gjendet në Munih, kryeqytetin gjerman të birrës, ky restorant është karakteristik, sepse në të nuk shërbehet fare pije alkoolike.
Në këtë mënyrë, restoranti AS është ndër lokalet e rralla, ndoshta edhe i vetmi në Munih, ku nuk shërbehet alkool. Ky edhe ka qenë qëllimi i dy bashkëpronarëve, gjatë kohës që kanë kërkuar lokal të përshtatshëm. Kanë gjetur disa në vende më të mira, por janë përcaktuar pikërisht në këtë vend, pasi siç thonë, dyqani nuk ka pasur kontrata paraprake obligative me kompanitë e birrave. Zoti na mundësoi, e morëm këtë lokal. Shyqyr zotit që e morëm këtë lokal, sepse ka qenë lokali i vetëm që nuk kishte kontratë me prodhuesit e birrave dhe pijeve alkoolike.
Kemi pasur plotë oferta dhe kemi pasur negociata. Mirëpo kur vinte puna te birra, te alkooli, aty i ndërprenim. Nuk na donte, nuk na tërhiqet. Ka pasur vende edhe më të mira se ky këtu, por nuk pranonim. Me zotin para po punojmë mirë. Vijnë shqiptarë, boshnjak, kroatë, gjermanë. Hapja e këtij restoranti është mirëpritur nga shqiptarët e Munihut. Ai ofron specialitete që edhe pse në pamje i takojnë kuzhinës turke ose boshnjake, në fakt kanë shije të veçantë.
Sabiti thotë se është përpjekur të krijijë një shije të veçantë të specialiteve siç janë bureku e qebapët, e që ai e quan shije shqiptare. Mirëpo specialitetet e tij janë pranuar edhe nga kroatët, boshnjakët, serbët, e veçanërisht nga gjermanët. Unë këtë zanat e punoj 35 vjet. Kemi punuar në Sllavonski Brod. Në Bosanski Brod kemi shtëpi me lokalet tona, me vëllaun, me kusherinjtë. Erdha në Munih, u takova me shokun e fëmijërisë dhe e vendosëm të hapim një lokal. Zoti e bëri me nasip të fillojmë këtu me punë. Jemi të kënaqur. Edhe gjermanët i kanë pranuar specialitetet tona. Është burek origjinal prej Gostivari.
Bashkëatdhetarët tanë që e kanë provuar thonë se as në Shkup, e Sarajevë nuk kanë shijuar burek më të mirë. Është burek Gostivari. Sipas Sabiti, për gjermanët qebapët kanë qenë specialitet më i njohur, mirëpo burek jo edhe aq. Por shpejtë janë ambientuar edhe me burekun dhe e kanë pranuar si specialitet.
Edhe bashkëpronari Sadri Osmani thotë se mushterinjtë janë shumë të kënaqur me specialitetet që përgatiten i përgatisim këtu në restorantin tonë. Klientët janë me prejardhje nga Ballkani, por nuk janë të rrallë as vendasit. Rruga e tij për të arritur deri te biznesi ka qenë pak më e vështirë se e partnerit të tij Sabitit. Është rrëfim tipik shqiptar. Fillimisht refugjat pa letra, pastaj është kthyer në vendlindje, por mungesa e perspektivës e ka detyruar të rikthehet në Itali, e më vonë edhe në Gjermani.
Si shqiptar me prejardhje nga Çegrani i Gostivarit, edhe ai krenohet me kuzhinierin e famshëm nga ky fshat, Faruk Nezirin, të cilin e ka edhe dajë. Pronarët e restorantit AS janë të kënaqur nga suksesi që po shënojnë në dy muajt e parë të punës. Vazhdimisht pasurojnë listën e specialiteteve që ofrojnë për myshterinjtë në menynë e restorantit, por kanë filluar planet edhe për zgjerim të biznesit.
Largësinë nga vendlindja, ata mundohen ta kompensojnë duke mbështetur financiarisht aktivitetet kulturore dhe sportive në vendin e origjinës. Paralelisht me planet e Sadriut dhe Sabitit për të zgjeruar biznesin e tyre, rritet edhe numri i shqiptarëve në Munih. Gati gjysmën e rinisë nga Gostivari e rrethina i shohim në Minhen, thonë ata. Në vendlindje po mbyllen shkollat. Nuk dimë se çka të themi sepse edhe ne kemi ardhur këtu. Zoti e din kur do të përfundojë kjo dukuri.