Argumentet për gjendje krize gjithmonë ekzistojnë, por Kushtetuta përcakton gjendje luftë dhe gjendje të jashtëzakonshme. Ne kemi Ligj për menaxhim me kriza dhe e zbatojmë. Në Dibër masat u morën mbi dispozitat e këtij ligji. Mos shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të ishte e papërgjegjshme nëse nuk e shpallim edhe pse mundemi sepse nuk mund ta dimë se në cilin qytet do të paraqiten raste për shkak të kthimit të qytetarëve tanë nga vendet e Evropës- deklaroi Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së
VMRO-DPMNE-ja kërkon si fillim të shpallet gjendje krize dhe më pas gjendje e jashtëzakonshme. Sipas Hristijan Mickoskit, për thirrjen e Kuvendit nuk guxojnë të merren për bazë praktikat e vitit 2016.
Si fillim për 30 ditë të shpallet menjëherë gjendje krize në të gjithë territorin dhe më pas të kalohet në hapin e dytë me gjendje të jashtëzakonshme apo veprime më territore si veprime të mëtejshme. Matematikat tona janë se në muaj kemi dëm nga 110 milion euro për shkak të ngecjes në tregti. Na duhen urgjentisht të paktën gjysmë milioni euro që t’i sanojmë dëmet në ekonomi- deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Liderët shqiptarë pajtohen me shtyrjen e zgjedhjeve. Sipas tyre shëndeti i qytetarëve është fitore më e madhe se sa ajo e zgjedhjeve. Në takim mungoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
Shpresojmë dhe besojmë se bashkërisht do t’ia dalim fitojmë këtë betejë dhe kur do të krijohen kushte natyrisht që do të mbahen edhe zgjedhje në mënyrë që t’ia dalim edhe për betejën e radhës- tha Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Këtë vullnet politik të partive duhet që përmes ekspertëve të Drejtës Kushtetuese ta materializojmë në vendime konkrete juridike. Kishte konsensus të plotë mes partive politike për qëndrimin tonë se duhet shtyrë zgjedhjet- pohoi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.
Jemi të lumtur se edhe partitë e tjera pajtohen me këtë mendimin se para se gjithash duhet t’i kushtohet rëndësi shëndetit të qytetarëve dhe familjeve tona dhe gjithë atyre që i përfaqësojmë. Sot u pajtuam më të gjitha partitë u pajtuam se nuk ka kushte për zgjedhje- tha Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi nuk u prononcua pas takimit, ndërsa PDSH-ja e cila u përfaqësua nga ish deputeti Orhan Ibrahimi, lëshoi takimin me arsyetimin se partitë maqedonase janë marr vesh për anulimin e zgjedhjeve dhe se subjektet shqiptare janë ftuar si dekor i takimit.
Adrian Kerimi