Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKujt i takon emri Maqedoni? Ja përgjigjja e mediave gjermane

Kujt i takon emri Maqedoni? Ja përgjigjja e mediave gjermane

Në tregun e qytetit kufitar Gjevgjeli, përditë takohen maqedonasit dhe grekët. Për shkak se çmimet këtu janë më të volitshme, shumë grekë kalojnë kufirin për t’u furnizuar me ushqim këtu, shkruan media gjermane “ARD”.
Përveç ushqimit, shumë grekë kryejnë këtu frizurën dhe vizitojnë mjekët. Në lidhje me kontestin e emrit mes dy vendeve, secili këtu ka mendimin e vet – por në përditshmërinë e njerëzve nuk luan ndonjë rol të madh.

Krejt ndryshe është situata në kryeqytetet Shkup dhe Athinë. Demonstruesit e shumtë në të dyja vendet kundërshtojnë zgjidhjen e kontestit të emrit. Grekët nuk dëshirojnë që fqinjët e tyre të quhen “maqedonas”, qoftë edhe me shtesë gjeografike; ndërsa sllavo-maqedonasit kundërshtojnë çdo lloj ndryshimi të emrit.

Por zgjidhja për “pyetjen M” është më afër se kurrë, kjo falë edhe gatishmërisë së qeverive në Athinë dhe Shkup. Në rast se qeveria e mëparshme konservatore e Maqedonisë kundërshtonte zgjidhjen e emrit, kryeministri i sotëm nga rradhët e LSDM, Zoran Zaev, është i gatshëm të pranojë shtesë gjeografike si “E epërme” ose “E veriut”. Ai tashmë ka ndryshuar emrin e autostradës dhe aeroportit, që më parë mbanin emrin “Aleksandri i Madh” në “Miqësia”. Ngjashëm vlen edhe për qeverinë greke, vetëm ajo kërkon që Maqedonia duhet të qartësojë se është kundër çfarëdo lloj irredentizmi ose pretendimi territorial.

Kjo mund të sjell në normalitet Maqedoninë dhe Greqinë pas 27 vitesh. Si mund të funksiononte kjo, mund të shikoni tregun e Gjevgjelisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments