Dita e Patronatit te Shkolles Gjimnazit “Dr.Ibrahim Temo” – Struge 22/03/2021
Që nga viti 2006 Gjimnazi i themeluar i Strugës mori emrin e “Dr. Ibrahim Temos”
21 marsi është ditëlindja e rilindasit strugan, Dr. Ibrahim Temo (21.03.1865 – 04.08.1945) dhe po ashtu ditelindja edhe e Shkolles se Mesme Komunale qe mban po te njejtin emer. Mengjesi edhe pse dite pranvere e gjeti qytetin nen qilimin e bardhe te debores e cila po na ben te qarte se dimri akoma nuk ka hequr dore nga “pushteti” I vet. Jemi dhe jetojme ne kohe te veshtira te kesaj pandemie te flamosur e cila na ka ndryshuar menyren sesi te festojme dhe mbi te gjitha si te jetojme. Gjithe fundjaven beme prova me nxenesit sesi do te ishte menyra me e mire per te mos harruar dhe per te guxuar per te festuar. Nje grup mesimdhenesish dhe nxenes u nisen qe ne mengjesin e festes drejt bustit te rilindasit strugan per ti bere homaxh dhe per ti lene nje buqete me lule, me pas nje buqete me lule u vendos edhe ne bustin e vendosur ne oborrin e shkolles. Debora e bardhe e ketij fundmarsi nuk eshte e na I beri gjerat e lehta e megjithate ne kishim vendosur te perkujtonim dhe festonim me nje program online ne platformen nga e cila ne mbajme oret mesimore.
Gjithcka nisi keshtu: Nxenesja Emira Dika
– Pershendetje mesues, nxenes faleminderit per pranine dhe ekzistencen tuaj, faleminderit qe me shume perkushtim dhe dashuri vullnet dhe deshire mbani gjalle shkollen e Pandeli Sotirit, mesazhin e Naim Frasherit qe thote “Nese do te mbjellesh per nje vit, mbill miser e grure .Nese kerkon qe te mbjellesh pergjithmone, mbill arsim e kulture”
Te nderuar e te respektuar, mesuesit e shkolles tone, kudo qe jetoni e punoni, gezuar patronatin e shkolles. Ne kete dite ne ju nderojme ju per punen e kontributin tuaj te madh qe keni dhene, jepni e do te jepni per mesimin dhe edukimin e femijeve.
Ne jemi nje shkolle multietnike dhe si e tille kemi dashur dhe duam te funksionojme ne forme sa me korrekte duke respektuar dhe ndihmuar ne qellimin tone te vetem Arsimin. Ndaj le ti bejme jehone dhe sherbim misionit tone te mesuesit te figures qe duhet te jete modeli me I mire I mundshem I vlerave dhe I diturise, te percjelle humanizem dhe kulture.
Fjalen pershendetese e mori drejtoresha e Shkolles Znj Besime Jonuzi e cila uroi dhe pershendeti pjesmarresit duke ju uruar jete, shendet dhe perkushtim ne misionin fisnik te mesuesit! Ajo permendi arritjet e kesaj shkolle, punen qe eshte bere dhe ate qe do behet ne sherbim te nxenesve dhe ne sherbim te se ardhmes
Nxenesja Hava Nasufi lexoi historikun per atdhetarin e njohur Dr. Ibrahim Temo I pergatitur nga Profesori I Historise Besart Capri.
Me pas nxenesja Emira Dika, Nadica dhe Melek na prezantuan grupin artistik: – Pike muzikore instrumentale nga nxenesit Shebrit Zhaku, Andi Zhuta, Linkest Hajdari, Denisa Reci recitoi poezine “Zjarri” te Dritero Agollit, Jona Sela nje kenge te parapergatitur dhe gjithcka e pergatitur nen kujdesin e Besart Caprit, Besa Seles dhe Albana Zhutes. Profesorja Enis Ahmed pergatiti grupin me: – Ruya Mamud, Hazal Ljtifi, Melek Shaiposka dhe Zerina Ajro nga paralelet turke, ndersa profesoresha Ivana Cakareska pergatiti nxenesit Bojana Poposka, Jana Dukoska dhe Daniel Poposki.
Hava Nasufi: Ibrahim Temo lindi ne fundmarsin e vitit 1865, ne Struge, ne qytetin tone buze liqenit. Vendi yne piktoresk ze shume vend ne veprimtarine e mevonshme te tij. Mesimet e para I mori ne nje shkolle fetare ku gjuha dhe kultura arabe ishin predominante. Vitet e rinise I kaloi ne qytetin e Elbasanit, ne moshen 19 vjecare ne vitin 1884 udheton per ne Stamboll, ku studjon ne nje shkolle te mesme mjekesore, pas kesaj mbaron shkollen e larte mjekesore ushtarake te cilen e mbaron me 1892 me rezulltate te larta. Pasi mbrojti tezen e disertacionit: “Mbi semundjen e terbimit” mori diplomen si mjek ushtarak.
Ne Stamboll mbante kontakte te rregullta me Sami Frasherin dhe Hasan Tahsinin, te cilet bashke u dhane jete ideve autonomiste te Shqiperise. Me 1899 formon komitetin e fshehte osman te quajtur “Shoqeria”, e cila me vone u quajt “Bashkim-Perparim”. Ne Struge rikthehet ne veren e 1889, me qellim qe te krijonte ne Oher deget e shoqerise “Bashkim dhe Perparim”. Pas arrestimit ne nentor 1895, miqte e tij nuk e lejuan te jetoje me ne Stamboll, per shkak te perndjekjes nga shteti sulltanor I Abdyl Hamidit, per keto arsye ai do te transferohet ne Konstance te Rumanise. Vetem nje jave pas largimit gjykata e Stambollit jep vendimin: “ Ibrahim Ethemi, nga Struga, qe kishte mbaruar shkollen e larte mbreterore te mjekesise, me graden kapiten, denohej ne mungese si element turbullues me burgim te perjetshem, duke u mbyllur ne keshtjelle. I konfiskohej gjithe pasuria e patundshme…”.
Ne Rumani agjentet e Stambollit tentuan disa here ta helmonin. Ne Konstance themeloi “Shoqerine e Mesimit Shqip”, dhe ne vitin 1908 shoqerine “Bashkimi”, ku u zgjodh nenkryetar I saj. Ne tetor 1912, ne krye te shqiptareve, te kolonise se Konstances, Ibrahim Temo, prêt bujarisht Ismail Qemalin. Ne kohen e Princ Vidit vjen ne Shqiperi ne krye te nje grupi sanitar te Kryqit te Kuq te Rumanise dhe themelon se bashku me nje grup patriotesh prej 22 anetaresh, me 28.06.1914, Lidhjen “Per Atdheun, Per Thronin” me anetare si: Imzot Kacorri, Luigj Gurakuqi, Themistokli Germenji etj. Ne qeverine e princ Vidit ishte emeruar Drejtor I perkohshem I shendetesise ku dha kontributin e tij per luftimin e malaries dhe ne hartimin e nje programi” Per zhvillimin e shendetesise ne Shqiperi.
Ne vitin 1919 Temon e shohim ne Paris, si delegate-perfaqesues I kolonive shqiptare te Rumanise, ku ai ngarkohej te luftoje “per formimin e nje Shqiperie me kufijte e saj etnike, ne perputhje me parimet e kombesise dhe per te mbrojtur te drejtat e ligjshme te popullit shqiptar”. Ne Versaje ai zhvilloi replika te ashpra me kryeministrin e serbise Nikolla Pashiqin. Me 1920 zgjidhet anetar I Senatit Rumun. Me 1923 ne artikullin “ Nje rrezik per kombin shqiptar”, denoncon shpernguljen e shqiptareve te Camerise dhe Maqedonise drejt Turqise.
Dr. Temo erdhi ne Shqiperi me 1928 ku vizitoi ne Tirane , mikun e ngushte qe dergjej ne shtratin e vdekjes, atdhetarin qe aq shume luftoi dhe punoi per vellezerit e tij te nje gjaku, patriotin Dervish Hima. Me rastin e kesaj vizite takoi edhe mikun tjeter te vjeter Hile Mosin, por gjithashtu vizitoi edhe “Normalen e Elabasanit”. Ate e priti ne menyre te vecante dhe Mbreti I Shqiptareve Ahmet Zogu. Vdiq me 2 gusht 1945 ne Rumani, duke kujtuar Strugen e bukur te tij. Shkolla jone eshte krenare qe mban emrin e ketij veprimtari dhe atdhetari por mbi te gjitha te nje njeriu humanist dhe me zemer te madhe.
Dhe e mbyll kete dite dhe kete shkrim me kete urim:- “Festofshim gjithmone me klasa plot zhurme dhe fryme dhe ne qellim dhe ne dobi te se ardhmes.”
(Pergatiti Albana C. Zhuta)