Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZoran Zaev: Nuk ka arsye për shtyrjen e zgjedhjeve, Spasovski dhe Carovska...

Zoran Zaev: Nuk ka arsye për shtyrjen e zgjedhjeve, Spasovski dhe Carovska kryeministra të mundshëm teknikë

Kryeministri Zoran Zaev sot ka deklaruar se nuk ka arsye, as nevojë për shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara më 12 prill të vitit të ardhshëm. Ai ka thënë se së shpejti do të dihet përbërja e qeverisë teknike e cila duhet të formohet në 100 ditë para zgjedhjeve, ndërsa si kandidatë të mundshëm për kryeministër teknik ka përmendur ministrat aktual të Brendshëm dhe për Punë dhe Politikë Sociale, Oliver Spasovski dhe Milla Carovska, emra të cilët në periudhën e kaluar janë përmendur në opinion.

Ai ka përsëritur se pret Qeveria spanjolle të formohet në fillim të janarit, ndërsa vendi të ratifikojë Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO, ashtu që kjo përbërje parlamentare do të mund ta ratifikojë para shpërndarjes së Parlamentit. Poashtu, ka thënë Zaev, mbetet edhe mundësia të sillet ratifikim i kushtëzuar e cila do të mundej të miratohet para se Spanja ta ratifikojë protokollin, ndërsa do të hynte në fuqi pas ratifikimit spanjoll.

“Këtë e them në mënyrë transparente që të mos mbeten dilemat se ekziston çfarëdo argumenti për shtyrjen e zgjedhjeve. Pse kjo është me rëndësi, që të mund kompanitë, Odat dhe qytetarët të bëjnë plane”, ka thënë Zaev.

Ai ka thënë se me siguri të enjten do t’i ketë koordinimet e para në LSDM, ndërsa pastaj me koalicionin që të sillen vendimet për qeverinë teknike.

“Ne duhet të dakordohemi rreth emrit të kryeministrit teknik, për dy zëvendësministra plotësues në MPPS dhe MPB me të drejtë vetoje. Me siguri deri në fund të vitit duhet të pasojë edhe kërkesë dhe propozime të opozitës për ministra në MPB dhe MPPS, por edhe tre zëvendësministra dhe për ata të bisedojnë me pushtetin. Pres më 3 janar, datë e cila është 100 ditë para zgjedhjeve të konstatohet dorëheqja ime me çka do të ndërpritet të funksionojë kjo qeveri të cilën e udhëheq dhe në seancën me propozim të mandatarit të ri i cili fiton mandat nga presidenti i shtetit të prezantohet qeveria teknike dhe programi dhe të zgjidhet”, ka thënë Zaev.

Lakohen emrat që janë shumë logjik, siç shton, për ministrat Spasovski dhe Carovska, shkaku se ata largohen nga ministritë.

“Edhe ne lëvizim në atë qark, ndonjëherë në udhëheqjet politike paraqiten edhe propozime për dikë nga jashtë, duam t’i shqyrtojmë dhe të sjellim vendim”, ka thënë kryeministri.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments