Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZiadin Sela: Jemi në rrugë të mbarë për të zgjidhur çështjen e...

Ziadin Sela: Jemi në rrugë të mbarë për të zgjidhur çështjen e shtetësisë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela menjëherë pas takimit të realizuar me kryeministrin Zoran Zaev u shpreh se janë në rrugë të mbarë për t’i dhënë fund problemit me shtetësinë. Sipas Selës përmes marrëveshjes parashikohet që të gjithë qytetarët që kanë lindur dhe jetuar mbi 30 vjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut të mund të pajisen me shtetësi.

“Jemi në rrugë të mbarë për të arritur marrëveshje,. Por do duhet edhe njëherë t’i rishqyrtojmë të gjitha pikat e ligjit që të kemi një variant final, të cilin do tua japim edhe mediave. Përmes këtij ligji ne synojmë që të gjithë qytetarëve që kanë jetuar nga 30 vite e me tepër në Maqedoni të mos ngelin pa shtetësi. Jemi në rrugë të mbarë në drejtim të zgjedhjes së kësaj problematike dhe besoj se shumë shpejtë në fillim të javës tjetër ne do të dalim me qëndrimin final, nga ku do të mësohen të gjitha çështjet e dakorduara”, tha Sela.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments