Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionZaevi, ky tregtues dhe akrobat i paparë politik karshi shqiptarëve

Zaevi, ky tregtues dhe akrobat i paparë politik karshi shqiptarëve

Kryetarit të LSDM-sê, Zoran Zaev si duket po i shpejtohet ta bëj Qeverinë, edhe pse paralajmëroi se gjithçka do nis nga fillim gushti, pas festës së Ilindenit.

Ky politikan shpesh i nënvlerësuar dhe i paparashikueshëm, po dëshmohet se është një ‘tregtues’ dhe akrobat i paparë politik, që nuk kursen asgjë drejt qëllimeve të tij.

Ai siç po përflitet ka dhënë sinjalin që të nisin bisedimet formale me BDI. E kjo sot u bë lajm i ditës i lansuar nga spinerë partiakë.

Bisedimet mes këtyre dy partive a po dalin në horizont, pas fjalorit të acaruar gjatë fushatës së zgjedhjeve, ku nuk munguan as edhe fyerje dhe nënvlerësime sidomos deklarata e Zaevit se “BDI nuk vlen as pesë pare”.

Por ishte edhe deklarata e Ahmetit se Zaev flet dhe se shpesh i bie pishman për atë që thotë. Sipas Ahmetit, Zaevi këtë e bën pasi që hedhë dy gota raki.

Por, pavarësisht këtyre goditjeve të ulta, ‘koska e madhe në fyt’ do të jetë kryeministri shqiptar, një ide e kultivuar fortë nga BDI.

Ahmeti a do të qëndroj pas kësaj ideje, apo do të gjenden forma tjera për ta spostuar dhe për ta gjetur një arsye se ideja mbetet dhe mund të realizohet në formë rotacioni gjatë mandatit qeverisës.

Nga ana tjetër, Zaev pritet të takoj edhe koalicionin ASH-AAA, me të cilin ka më shumë preferenca për bashkëqeverisje, por u mungojnë numrat. Ky koalicion do jetë diskutabil për tu arritur pasi që gjithçka varet nga transferet që mund të pasojnë nga koalicioni i VMRO-DPMNE.

Preferencat dhe sinjalet që vijnë nga Brukseli dhe Uashingtoni synojnë një koalicion më të zgjeruar stabil. Kjo nënkupton jo një Qeveri të pakicës me 61 apo 62 deputetë, por një Qeveri me më shumë deputetë.

Këtu lë për të kuptuar kalkulimin, që në Qeverinë LSDM – BDI të përfshihet edhe koalicioni ASH -AAA, që do të siguronte 74 deputetë.

Kjo do të ishte Qeveria e prioriteteve për ballafaqim me situatën me pandeminë, por edhe për përmbushjen e detyrimeve që janë të listuara nga BE si pjesë e kuadrit të negociatave për anëtarësim.

Një diplomat perëndimor përmes një komunikimi më konfirmoi idenë e tillë të bashkëqeverisjes së zgjeruar deri në zgjedhjet lokale.

Megjithatë është në dorën e partive shqiptare se a do të hartojnë një listë të përbashkët prioritetesh me terma kombëtar (Marrëveshja e 20016 me aminin edhe të Edi Ramës), ashtu siç u thirrën gjatë fushatês, apo veç e veç do presin para derës së Qeverisë, duke u përfshirë në lojrat ‘mish-mash’ të Zoran Zaevit.(INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments