Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev: Ndjenjat e mia janë lënduar, prisja falje nga Bozhinovski

Zaev: Ndjenjat e mia janë lënduar, prisja falje nga Bozhinovski

Kur t.ë kalohen kufijtë, të shpifin për ju disa herë, para së gjithash për ndjenja personale, ndërsa pastaj madje edhe për funksionin politik që e kryeni një ditë duhet të thoni ndalo dhe të ngrisni akuza, kjo është mënyra e vetme në vend të masim deri në çfarë mase është e lejueshme shkelja e ndjenjave të qytetarëve, përfshirë edhe mua si Kryeministër, deklaroi sot Kryeministri, Zoran Zaev para Gjykatës Civile pas seancës me gazetarin Zoran Bozhinovski.

Zaev shton se si bartës i pushtetit ekzekutiv, është normale të jesh nën sulm nga qeveria kritike, por që gjithsesi duhet të ketë një kufi.“Kur të kalohen kufijtë normal, kur do të lëndohen ndjenjat, kur shpifin për ju, kur ofendoheni, kur fëmijët tuaj ju pyesin pse dikush ju thotë se jeni pjesë e një aksioni reket, se jeni nga një grup kriminal, se bëni dëm në shuma milionëshe të shtetit, ose të ngjashme, i kalon kufijtë. Besoj se me hapat personalë që i ndërmarrim ose nuk i ndërmarrim, ndërsa në funksion që shumë shpesh nuk kam ndërmarrë masa për ngritjen e akuzës përveç kur kalohen të gjithë kufijtë, atëherë e dërgoj mesazhin që një herë diçka duhet ndalohet dhe përfundohet sepse është shumë”, përfundoi Zaev.Ai theksoi se pritjet e tij ishin sot të marrë falje, por nuk e mori atë, kështu që do t’ia linte gjykatës për të vendosur më tej.Zaev e padit Bozhinovskin për shpifje, pas një statusi të publikuar në Fejsbuk në të cilin gazetari zbulon gjoja reket prej 60 milionë eurosh të cilin e kanë marrë Kryeministri dhe Zëvendëskryeministri i atëhershëm, Koço Angjushev.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments