Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëVuçiq jep sinjale se do t’i pranojë targat RKS – kërkon që...

Vuçiq jep sinjale se do t’i pranojë targat RKS – kërkon që serbët e Veriut të udhëtojnë me dokumente të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot ka lënë të kuptohet se do t’i pranojë targat RKS, megjithatë ka insistuar që për serbët e veriut të mos kërkohen dokumente për hyrje-dalje. Këto deklarata shefi i shtetit serb i ka bërë gjatë një organizimi në Serbi.

Teksa iu është përgjigjur gazetarëve, Vucic ka thënë se dy emisarët, Escobar dhe Lajcak i kanë kërkuar që të respektojë marrëveshjen e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes.

Kush është ndërmjetësi i heshtur i bisedimeve Kosovë -Serbi sipas Albin Ku…
“Unë thash që jemi të gatshëm të respektojmë marrëveshjen”, ka thënë Vucic.

Ai tutje ka thënë se marrëveshja për lirinë e lëvizjes referohet për vendet tranzite dhe jo për serbët që jetojnë në Kosovë.

“Ju s’mund t’i ndaloni serbët që jetojnë në Kosovë e që kanë dokumente të Serbisë. Ne kërkojmë që ata të kenë të drejtën të lëvizin me dokumenta të Serbisë”, ka thënë Vucic, shkruan N1, transmeton Express.

Ai tutje ka thënë se s’mund të negociohet për çështjen e tabelave meqë thotë se “është pothuajse e sigurt që s’do të ketë ndonjë progres”.

“Tabelat fillojnë të ndryshojnë nga 1 shtatori dhe afati është dy muaj. Imagjinoni çfarë tensione do të ketë në këta dy muaj. Nëse ne mund të zgjidhim të paktën çështjen e dokumenteve në mënyrë që serbët nga Kosova të mund të hyjnë dhe dalin në vijën administrative, gjithçka do të jetë më e lehtë”, ka thënë Vucic./Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments