Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQyteti(VIDEO) Alarmi i kuq në Strugë: Ulje drastike e numrit të nxënësve...

(VIDEO) Alarmi i kuq në Strugë: Ulje drastike e numrit të nxënësve në shkollat e mesme

Numri i nxënësve të regjistruar në vitin e parë shkollor në shkollën e mesme “Ibrahim Temo” në Strugë është për 68 nxënës më i vogël se ai i vitit të kaluar, përkatësisht 149, krahasuar me 217 vitin e kaluar. Numri i nxënësve të ri të regjistruar në gjuhën maqedonase është 74, në gjuhën shqipe 68, ndërsa në turqisht vetëm shtatë nxënës. Këto të dhëna e kanë ndezur alarmin e kuq në shkollë. Ngas atje presin që trendi negative të vazhdojë, gjë që në të ardhmen do të reflektonte negativisht edhe mbi profesorët.

Në shkollën e mesme Niko Nestor vërehet stagnim.

Ka të bëjë me atë se kemi 45 nxënës shqiptar që nuk janë të regjistruar. Kur të mblidhen së bashku me numrin e përgjithshëm të të regjistruarve 346 dhe këta 45, kjo do të thotë se numri i nxënësve është identik me vitin e kaluar. Ata nuk janë të regjistruar sepse kanë aplikuar në profesione ku nuk e kanë arritur numrin e mjaftueshëm të pikëve. Por fletëparaqitjet e tyre do të mbesin në afatin e gushtit “- tha Mile Poposki, drejtor i Niko Nestor.

Ky vit shkollor do të ketë gjithashtu klasa me më pak nxënës sesa minimumi i paraparë me ligj, pra 24. Autoritetet arsimore në këtë komunë presin që trendi i çregjistrimit gjatë vitit shkollor, për shkak të largimit të tyre jashtë vendit, të vazhdojë. Vetëm vitin e kaluar, ky numër ishte rreth 50 nxënës.  Sipas informacionit nga dy shkollat ​​e mesme të Strugës, në 15 vitet e fundit numri i përgjithshëm i nxënësve është zvogëluar për 900.

Miki Trajkovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments