Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVazhdojnë luftimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, raportohet për dhjetra të vdekur.OKB-ja bën...

Vazhdojnë luftimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, raportohet për dhjetra të vdekur.OKB-ja bën thirrje për paqe

Luftimet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut vazhduan edhe gjatë natës, tha Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit në një deklaratë të lëshuar të martën.

“Forcat kundërshtare u përpoqën të rimarrin territorin e humbur, duke sulmuar në drejtim të qarqeve Fuzuli, Çebrajil, Agdere dhe Terter”, thuhet në deklaratë.

Konflikti midis dy vendeve ka rishpërthyer më 27 shtator, me përplasjet më të rënda në vite.

Së paku 58 ushtarë armenë dhe shtatë civilë azerbajxhanas janë konfirmuar të vrarë.

Edhe 26 ushtarë të tjerë armenë janë vrarë mbrëmjen e së hënës, raportoi shërbimi armen i Radios Evropa e Lirë, duke cituar regjimin separatist në Nagorno Karabak.

Raportet në Jerevan se forcat armene kanë vrarë forca azerbajxhanase nuk janë konfirmuar në Baku.

Rajoni i Nagorno Karabakut është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët etnikë.

Kur është shkëputur në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur në luftime.

Konflikti në malet e Kaukazit ka mbetur i pazgjidhur për më shumë se tri dekada, ndërkohë që ka pasur luftime periodike.

Këtë javë, të dyja vendet kanë shpallur gjendje lufte dhe kanë mobilizuar ushtritë.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të mbajë sot bisedime urgjente për situatën në Nagorno Karabak.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterrres, ashtu si edhe udhëheqës të tjerë botërorë kanë bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments