Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionU dashuruam shumë, por doli të jemi kushërinj!

U dashuruam shumë, por doli të jemi kushërinj!

Vjet isha për pushim në Shëngjin. Dhe atje u takova me një djalë, i cili edhe ma pushtoi zemrën. Shtatori, që sapo iku, duhej të ishte muaji i fejesës për mua, por u kthye në një tmerr që po më mbyt përditë, shkruan për Portalin “Kosovarja”, D.

Jam nga rrethi i Shëngjinit dhe kam qenë përherë një vajzë e urtë. Argëtimi i vetëm për mua ka qenë gjithmonë plazhi. Në verën që shkoi njoha disa shokë e shoqe të reja nga Kosova. U afrova shumë me ta. Mes tyre njoha dhe dashurinë time të parë dhe të fundit sa t’kem frymë. U lidhëm. Ai është 24 vjeç dhe jeton në Kosovë. Mbajtëm lidhje deri në korrik, fundin e tij. Unë e humba me të virgjërinë dhe s’jam penduar hiq, sepse ne do të ishim bashkë gjithë jetën.

E mori vesh nëna e aty ra bomba për mua. Ai është kushëri imi i tretë nga mami.

Nuk mund ta pranoj këtë gjë, sepse ai është djalë që çdo vajzë do e ëndërronte ta kishte: bën humor, është i sjellshëm dhe gjithçka që unë të jem e lumtur.

Ne kemi vendosur të ikim nga shtëpia dhe ta jetojmë dashurinë tonë. Zoti më faltë, por tani është shumë vonë për të qenë kushërinj.

Prindërit më kanë thënë nëse dal nga shtëpia nuk do më njohin më… E vetmja frikë që kam është nëse fëmijët na dalin me probleme.

Jam në hall, nuk di ç’të bëj…/D.“Kosovarja”/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments