Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëTragjedi: Humb jetën 9 vjeçarja në një aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”

Tragjedi: Humb jetën 9 vjeçarja në një aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një femër rreth moshës 9 vjeçare ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident mes dy veturave që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:25 në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

Hoxha tha se fillimisht tre persona ishin të lënduar, por rreth orës 04:20 viktima femër kishte ndërruar jetë në emergjencë.

Ai theksoi se trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar për obduksion.

Po ashtu bëri të ditur se është arrestuar edhe një person i dyshuar i cili është dërguar në mbajtje.

“Me datë 01.01.2022, ora 23:25. ne autostraden “Arbën Xhaferi” segmenti rrugor Prishtine -Lipjan në KM e 5të, është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”.

“Rreth orë 04:20, një person femër pasagjere (viti i lindjes 2013) ka ndërruar jetë në emergjencë dhe me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në mjekësi Ligjore për Autopsi”.

“Me vendim të prokurorit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje, për procedura të mëtejme ligjore”.

Me këtë rast Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik e në veçanti drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjës.

“Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë më te kujdesshëm gjatë vozitjes. Të respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik. Të shmangin vozitjen apo qarkullimin në rrugë kur janë të lodhur apo pa gjumë, si dhe mos të vozisin nën ndikimin e alkoolit”.

“Përdorimi i telefonave mobil gjatë vozitjes vlerësohet të jetë mjaft i rrezikshëm dhe ndalohet rreptësisht përdorimi i tij gjatë drejtimit të automjetit. Humbja e jetëve njerzore mbetet një shqetësim i madh për policinë dhe qytetarët në përgjithësi, prandaj kërkohet kujdes i madh në trafik nga të gjithë për të shmangur rastet e tilla”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments