Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTalat Xhaferi uron festën e Shën Mërisë

Talat Xhaferi uron festën e Shën Mërisë

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi dërgoi urim për shëndet të mirë, qetësi shpirtërore dhe gëzim në shtëpitë dhe paqe drejt besimtarëve ortodoksë, të cilët sot e festojnë Shën Mërinë, përcjell Gazeta Express.

“Qytetarë të dashur, besimtarë të fesë ortodokse, Më paraqet kënaqësi t’Ju uroj festën e madhe të Shën Mërisë. Do të doja t’Ju dërgoj urime të sinqerta për shëndet të mirë para së gjithash, për qetësi shpirtërore dhe gëzim në shtëpitë dhe paqe mes jush dhe familjarëve tuaj. Gjatë muajve të kaluar, jemi të përballur me të gjitha sfidat të cilat i sjellë pandemia e virusit të cilat mund të kenë pasoja fatale dhe prandaj, të gjithë ne duhet të synojmë drejt fuqisë më të madhe të brendshme dhe qëndrueshmërisë, në mënyrë që ta pranojmë dhe jetojmë normalitetin e ri. Besimi mundëson më lehtë të tejkalohen momentet e vështira, duke na mësuar për fuqi dhe rritje personale. T’i kultivojmë të gjitha vlerat pozitive të cilat na mësojnë të gjitha besimet dhe festat fetare si kjo festë, e cila e mban porosinë e njerëzisë dhe mirëkuptimit”, porositi Xhaferi.

Të gjithë besimtarëve ortodoksë, qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Xhaferi u dëshiroi ditë të bukur festive.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments