Tuesday, April 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiStruga nuk ka teste të shpejta për koronavirusin

Struga nuk ka teste të shpejta për koronavirusin

Edhe pse Struga ka numrin më të lartë të vdekjeve nga Kovid 19, si dhe numri i të infektuarve është i lartë, më shumë se 60,000 banorë kanë mbetur pa të ashtuquajturat teste të shpejta. Nga Qendra e Shëndetit në qytet thonë se nuk kanë kushte për të kryer teste të shpejta, sepse kanë vetëm një laborator dhe rekomandojnë, që analizat të bëhen në laboratorin e spitalit të përgjithshëm.

Testet e shpejta na ofrohen nga ministria. Por, ne nuk kemi as kushte personeli, dhe as kushte hapësinore për këtë. Ne kemi një laborante – tha Donço Lozhankoski-drejtor i Qendrës së Shëndetit.

Një problem shtesë është se në Strugë nuk ka ende asnjë pikë për të marrë mostra, kështu që banorët e Strugës janë të detyruar të udhëtojnë për në Ohër për këtë. Pika e mëparshme e kontrollit, e cila funksionoi vetëm për tre muaj, u mbyll këtë verë. Tani ka një problem me caktimin e terminëve.

Nëse pacienti na telefonon sot për të caktuar një termin, ne duhet ti caktojmë një termin për Covid javën e ardhshme. Deri në javën e ardhshme ai do të jetë negativ, ndërsa ka qenë pozitiv. Cili është përfitimi i këtij testimi?! – deklaroi Haxher Alied-mjeke familjare nga Struga.

Duke kërkuar alternativa të tjera, pacientët testohen të paktën për të parë nëse kanë antitrupa, do të thotë ata shkojnë për analiza serologjike. Ndërkohë, në Qendrën e Shëndetit në Ohër të premten filloi aplikimi i testeve të shpejta antigjene.

Miki Trajkovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments