Tuesday, April 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSpasovski pritet të jetë kryeministri i Qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut

Spasovski pritet të jetë kryeministri i Qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski pritet të jetë kryeministri i Qeverisë teknike me mandat 100 ditësh që do të përkujdeset për organizimin e zgjedhjeve të 12 prillit. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë LSDM për TV Telma.

Spasovski siç mësohet ka marrë mbështetjen edhe të liderit socialdemokrat dhe kryeministrit aktual Zoran Zaev, por edhe të partnerëve të koalicionit, përcjell INA. Vendimi për konfirmimin e kandidaturës së Spasovskit do të merret në Këshillin qendror të LSDM. Sipas marrëveshjes politike, Zaev duhet që më 3 janar 2020 të largohet nga posti i kryeministrit, për tia liruar vendin kryeministrit teknik që vjen nga radhët e partisë së tij, ndërsa tre poste ministrore në Qeverinë teknike 100 ditëshe do ti takojnë VMRO-DPMNE-së opozitare, edhe ate ministria e brendshme, ministria e punëve sociale si dhe ministria e bujqësisë. Po ashtu opozitës do t’i takojnë edhe poste të zv/ministrave. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments