Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSot festë e madhe në Maqedoni

Sot festë e madhe në Maqedoni

Sot në 15 qytete të Maqedonisë do të ketë festë të madhe për shkak të marrjes së ftesës për t’u bërë anëtarja e 30-të e NATO-s.
Kështu ka paralajmëruar kryeministri Zoran Zaev, më 12 korrik, se zyrtarisht ka marrë ftesën për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Zaev përpara gazetarëve tha se është ditë historike për Maqedoninë por edhe si ftesë që garanton të ardhme më të mirë për qytetarët e Maqedonisë.
Sipas Zaevit, Maqedonia me anëtarësimin në NATO bëhet më e sigurt dhe bashkë me NATO-n bëhet pjesë e mekanizmit ndërkombëtar për të luftuar kërcënimet globale siç janë terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.
”Vendosëm që muzikën ta sjellim tek qytetarët dhe jo qytetarët ti dërgojmë me autobusë që të festojnë. Liri është dhe gjithsesi secili ka të drejtë të ketë qëndrimin e tij. Festa organizohet me vendim të Qeverisë, koncepti nënkupton decentralizim, muzikë kualitative dhe e llojllojshme në shumë qytete. Programi është i shkëlqyeshëm dhe kulturor, i gjithë programi është si dy shfaqje teatrale që shteti i financon. Shpenzimet janë nga shteti. Maqedonia është vend i lirë dhe secili qytetar vendos dhe do të vendos për qëndrimin personal. Opozita duhet ta mbështesë ardhmërinë e vendit”, ka thënë ai.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments