Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiShahisti më i mirë në botë do të zbarkojë në Strugë!

Shahisti më i mirë në botë do të zbarkojë në Strugë!

Pas përfundimit të kampionatit vendor, në fund të muajit shtator, Struga do të jetë nikoqirë i turneut elitar, i cili këtë vit do të ketë edhe shahistin më të mirë në botë, Magnus Karlsen. Prej 17 e deri më 25 shtator, do të zhvillohet edicioni i 36-të në konkurencën e meshkujve dhe i 25 në atë të femrave, të Kupës Evropiane për klubet e shahut. Mes pjesëmarrësve është skuadra norvegjezi Oferspill, që në radhët e veta ka kampionin aktual të botës, Karlsenin.

Deri më tani janë paraqitur 38 klube në konkurencën e meshkujve, me 238 shahistë. Maqedonia do të përfaqësohet nga katër klubet: Alkaloidi, Gostivarin, Prilepi dhe Gambit Aseko. Ndërkohë në konkurencën e femrave, janë 3 skuadrat: Alkaloid, MSHK Centar dhe Kumanova.

Kjo është hera e tretë që Kupa e klubeve të shahut do të zhvillohet në Maqedonisë, pasi që më parë u zhvilluan në vitin 2009 në Ohër dhe 2015 në Shkup.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments