Tuesday, April 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionSelim Iljazi: Ali Ameti është mallkim për vendin edhe një mandat, në...

Selim Iljazi: Ali Ameti është mallkim për vendin edhe një mandat, në djall të mallkuar po nuk e kuptuat!

Selim Iljazi

Ali Ameti është mallkim për vendin edhe një mandat, në djall të mallkuar po nuk e kuptuat!

Nëse ndodh BDI-ja e Ali Ametit e fiton dhe një mandat dhe ky popull nuk arrin të kuptojë se ku ka rënë, me vjen keq,
por e meriton të shkelet me këmbë!
Kurrë nuk kam qenë kaq i politizuar sa sot, sepse kurrë nuk kemi pasur këtë nivel degradimi të pushtetit sa sot.
Në RMV kurrë nuk kemi pasur pjesëmarrje të krimit te organizuar në parlament e institucione te larta drejtuese.
Kurrë nuk kemi pasur këtë nivel kriminalizimi të të gjithë shoqerisë.
Kurrë nuk kemi pasur një monopolizim të tillë të mediave dhe biznesit ku nuk ka asnje televizion e asnjë gazetë
që të jetë plotësisht e pavarur në RMV.
Kurrë nuk kemi pasur këtë nivel të mashtrimit politik të shfaqur ne milionat e derdhura për fasada si dhe në zhvillimin e industrisë së filmit propagandistik, ku vetë Qeveria e RMV është kthyer në kinostudio duke prodhuar më shumë materiale filmike për televizionet sesa qeverisje.
Kurrë nuk kemi pasur në RMV, këtë nivel të cinizmit qeveritar ku mungesa e argumenteve dhe programeve mbushet me barcaleta,
humor te zi, e shakara bajate. Kurrë nuk kemi pasë një arsim kaqë të dobët.
Kam dalë hapur kundra qeverisë, sepse mendoj se Ali Ameti është një mallkim që ky vend nuk mund ta mbaje edhe për një mandat.
Nëse kjo ndodh dhe ky popull nuk arrin te kuptoje se ku ka rënë, më vjen keq, por e meriton të shkelet me këmbë!

Autor: Selim Iljazi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments