Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionSefer Selimi: Gratë nuk janë për politikë

Sefer Selimi: Gratë nuk janë për politikë

Autor: Sefer Selimi Jr.

Ashtu edhe siç pritej partitë shqiptare në pushtet i qëndruan zakonit e traditës së tyre ‘’burrërore’’. Të gjitha postet ministrore u ndanë ashtu siç duhet ‘’në mejdan burrash’’ me shtyrje e hidhërime e duke përdorur formulën e suksesshme të lokalizmit. Gratë natyrisht që nuk kanë se ç’kërkojnë aty, ato përkasin në vende të posaçme: në forumin e gruas; ku munden me ditë e me natë, duke pirë çaj e duke nxjerr fall të flasin për hallet e dertet e tyre të shtëpisë, burrit, fëmijëve, tenteneve e telenovelave. Natyrisht, në kohë të fushatave zgjedhore kanë rol dekorues dhe të shpërfaqjes së frymës progresive së partisë së tyre. Dhe me kaq përfundon, roli i tyre në politikë… ah më falni, janë edhe kuotat për të qenë deputete dhe këshilltare!

Dhe partitë tona kanë plotësisht të drejtë sepse ato e dinë mirë që gratë nuk janë për politikë. Politika është punë burrash sepse gratë më rëndë korruptohen e në u korruptofshin tek ne thonë: burgu për burra është, nuk thonë që është për gra e prandaj ato duhet të rrinë larg politikës. Menaxhimi me institucione publike është punë e rëndë, punë hyqimeti, e gratë nuk marrin vesh nga ato punë të koklavitura me intriga e tradhti. Me ju dhënë pushtet atyre do t’i harxhojnë të gjitha paratë e qytetarëve lart e poshtë në udhëtime zyrtare, në dreka e darka, në veshje e për dashnorët e tyre – e këtë burrat tanë nuk e bëjnë, prandaj gratë nuk janë për politikë.

Mandej hajde e më tregoni një shembull ku gratë e kanë provuar të kundërtën e kësaj që e dinë burrat tanë që moti?! Mos ndoshta ju duket mirë Gjermania që e ka në krye tash e 15 vite një grua si Kancelaren Merkel dhe e ka kthyer vendin e saj në motorin ekonomik të Bashkimit Evropian?! Apo mos ndoshta Kryeministrja Ardern e Zelandës së Re e cila me paaftësinë e saj e renditi shtetin në fund të tabelës me infektime nga virusi Korona kur e gjithë bota kacafytet për të kapur majat e saj. Apo ndoshta ju duket normale që Komisioni Evropian të udhëhiqet nga Ursula von der Layen, organi më i rëndësishëm i Bashkimit Evropian?!

Gratë nuk janë për politikë, vendi i tyre është në forumin e grave – të trajtohen ashtu siç janë, po de, të veçanta. Jo më kot ju kemi ngritur buste dhe përmes real-socializmit ngrisim mite e legjenda për rolin e Nënës shqiptare. Jo më kot, nga 8 Marsi në 8 Mars thurim elozhe për nënat dhe gratë tona dhe iu japim mundësinë të dalin vetë me shoqërinë e tyre dhe të kënaqen deri në ora 12 të natës. 8 Marsi është ditë feste dhe jo për të protestuar për pozitën e tyre të denigruar në shoqëri, se kuptohet – gratë nuk janë për politikë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments