Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniRevoltohet shqiptarja nga Sanxhaku: Ne puthim duart e armiqve dhe shkatërrojmë njerëzit...

Revoltohet shqiptarja nga Sanxhaku: Ne puthim duart e armiqve dhe shkatërrojmë njerëzit tanë

Qytetarja nga Sanxhaku, Amina Nuraj e cila me krenari ka thënë vazhdimisht që është shqiptare, ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook lidhur me diskriminimin që iu bëhet shqiptarëve në atë pjesë nga Serbia.

Ajo ka thënë se ndër vite i është rrezikuar jeta në përpjekjet për ta kthyer kombin shqiptar në Sanxhak, por që nuk është falënderuar kurrë as nga Kosova e as nga Shqipëria.

Ajo ka theksuar se arsyeja pse ne kemi dështuar si komb është se ne puthim duart e armiqve dhe shkatërrojmë njerëzit tanë.

Postimi i plotë:

Unë, që vura jetën time në rrezik dhe u zotova se do ta kthej kombin shqiptar në Sanxhak, kurrë nuk kam marrë asnjë falënderim as nga Kosova dhe as nga Shqipëria, dhe një serb, Gorani është i privilegjuar që është një qytetar nderi i Tiranës.

Në 100 vjet, askush nuk lejohej të ngrinte zërin kundër asimilimit në Sanxhak si unë, por ata as nuk mund të nostrifiskojnë diplomën time në Republikën e Kosovës.

Arsyeja pse ne kemi dështuar si komb është se ne puthim duart e armiqve dhe shkatërrojmë njerëzit tanë.””
AMINA NURAJ

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments