Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQeveria mbrëmë ka emëruar disa drejtorë të Alternativës dhe një zëvendësdrejtor të...

Qeveria mbrëmë ka emëruar disa drejtorë të Alternativës dhe një zëvendësdrejtor të BDI-së

Qeveria mbrëmë ka emëruar disa drejtorë, zëvendësdrejtor dhe anëtar të më bordeve të institucioneve të ndryshme. Zëvendësdrejtor i drejtorisë së doganave u emërua Muharrem Asani, i cili ishte ushtrues detyre në këtë pozitë.

Aneta Simeska Dimitroska, është emëruar drejtore e Inspektoratit shtetëror të tregut, ndërsa drejtore e Inspektoratit shtetëror të Punës, Jovanka Trençevska. Po ashtu janë emëruar edhe disa kuadro të Alternativës.

“Gjithashtu Qeveria mbrëmë ka emëruar Amir Bilalli zëvendësdrejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Blerim Abazi është emëruar ushtrues detyre Drejtor i Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë, institucion nën drejtorinë e Ministrisë së Drejtësisë. Gjithashtu Qeveria mbrëmë ka emëruar ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për investime të huaja Bekim Emini”, tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Partia Alternativa, bazuar në marrëveshjen për pjesëmarrje në qeveri do të ketë 47 poste në drejtori dhe anëtarë në bordet drejtuese. Për emërimet tjerë, nga qeveria thonë se do të vendoset në mbledhjet e ardhshme të ekzekutivit.

Nga BDI-ja nuk janë përgjigjur në pyetjet e Alsat lidhur me emërimet e reja nga kjo parti as për atë nëse ka mosmarrëveshje në radhët e saj lidhur me emërimet mundshme. Alsat jozyrtarisht mëson se Armend Fazliu mund të emërohet drejtor ekonomik në spitalin klinik të Tetovës ndërsa ish drejtori i ndërmarrjeve “Parqet dhe Gjelbërimi”, Ardijan Muça, në postin e drejtoritë të Agjencisë së Punësimit. BDI-ja deri tani kishte drejtorë edhe në MEPSO dhe drejtorin për librat amë, por ato tani i takojnë partisë Alternativa.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments