Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiPër tentim përdhunimin në Strugë, policia ka të dyshuar

Për tentim përdhunimin në Strugë, policia ka të dyshuar

Prokuroritë Themelore Publike nga Gostivari dhe Struga kanë marrë masa kundër të dyshuarit për vrasjen në Kërçovë, i cili së bashku me një person tjetër është përpjekur të kryejë vjedhje dhe përdhunim në Strugë, transmeton Portalb.mk.

Prokurori kompetent publik i Prokurorisë Themelore Publike të Gostivarit ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër 46-vjeçarit kryerës i veprës penale të nenit 123 paragrafi 1 të Kodit Penal. I dyshuari veprën e ka kryer më 29 dhjetor 2018, ku me paramendim e ka vrarë pronarin e objektit hotelerik. Njëkohësisht me urdhrin e dhënë për zbatimin e masës hetimore, prokuroria vazhdon edhe përcaktimin e masës paraburgim kundër të dyshuarit, duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për ikje.

Pasi personi i dyshuar e ka vrarë pronarin, gjatë procedurës në koordinim me Prokurorinë Themelore Strugë është konfirmuar se i dyshuari ndiqet nga ana e Prokurorisë në Strugë për vepër penale vjedhje sipas nenit 237 dhe përdhunim sipas nenit 186 të Kodit Penal. Kjo ngjarje ka ndodhur me 31 dhjetor 2018 kur i dyshuari së bashku me një person tjetër, shtetas i Republikës së Shqipërisë, kanë kryer vjedhje në një bastore në Strugë. Dy të dyshuarit kanë pritur të largohen mysafirët tjerë nga bastorja e objektit, më pas fizik e kanë sulmuar punëtoren duke u përpjekur ta përdhunojnë. Por ajo ka pasur sukses të ikë. Ata janë përpjekur edhe të vjedhin, por për shkak thirrjeve të forta të vajzës, kanë ikur nga vendi.

Prokuroria Themelore Strugë ka filluar procedurë kundër dy të dyshuarve. Duke pasur parasysh atë se njëri prej tyre është i përfshirë në lëndën tjetër nga Prokuroria e Gostivarit për vrasje, që është kërkuar paraburgim, Prokuroria e Strugës ka kërkuar paraburgim vetëm për të dytin.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments