Mobileri Kupa
Reklamo Ketu! Reklamo ketu!
Pamje nga vendi i aksidentit në Kroaci ku vdiqën së paku 11 e u lënduan 34 persona
Rajoni, Slider

Pamje nga vendi i aksidentit në Kroaci ku vdiqën së paku 11 e u lënduan 34 persona

Kroacia është tronditur sot nga një aksident tragjik që ka ndodhur në një prej autostradave të këtij shteti, ku një autobus me targa polake ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë vdekur 11 persona, raporton Express.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme e Kroacisë, përmes një postimi në Twitter.

Sipas mediave kroate, në këtë aksident janë lënduar edhe 34 persona të tjerë.

Policia e Varazhdinit ka njoftuar shkurt se në vendin e aksidentit përveç policëve të Drejtorisë së Policisë së Varazhdinit dhe Zagrebit, janë angazhuar edhe disa ekipe të ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikëse nga të dy qarqet, shkruan Hina.

“Sipas informacioneve të deritanishme, në aksident trafiku kanë humbur jetën disa persona dhe një numër i madh janë lënduar rëndë. Përveç policëve të UP-së së Varazhdinit dhe UP-së së Zagrebit, disa ekipe të Institutit për Mjekësi Emergjente nga Qarku i Varazhdinit. dhe Zagrebi, si dhe disa ekipe të zjarrfikësve, janë angazhuar në vendngjarje nga të dy qarqet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mediat kroate kanë publikuar pamje nga vendi i aksidentit, të cilat mund t’i shihni më poshtë:

August 6, 2022
Butik Mili

Struga Ekspres