Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniOrganet kompetente nuk tregojnë kush i publikoi emrat e personave të prekur...

Organet kompetente nuk tregojnë kush i publikoi emrat e personave të prekur nga Kovid-19 në Ohër

Dy muaj pasi Alsati njoftoi se në rrjetet sociale qarkullojnë lista me emrat e personave të sëmurë nga Kovid 19 në Ohër, institucionet kompetente, MPB-ja dhe Prokuroria Publike ende heshtin dhe nuk tregojnë kush dhe për çfarë qëllimi i ka publikuar. Në disa prej tyre, përveç emrit dhe mbiemrit të pacientit, ishin edhe numrat e tyre amë dhe të telefonit. Nga Prokuroria Themelore Publike thonë se kanë formuar lëndë për këtë rast.

“Prokurori kompetent publik dorëzoi kërkesa për të dhëna në SPB Ohër, në mënyrë që të përcaktojë personat që i kanë publikuar listat dhe përgjegjësinë e tyre eventuale penale. Ndaj kërkesës së parashtruar deri më tani nuk janë dorëzuar informacionet e nevojshme, pas çka prokuroria tek organi kompetent dorëzoi edhe urgjencë. Pas marrjes së informacionit, pas shqyrtimit dhe analizimit të tij, prokurori publik do të marrë vendim mbi rrjedhën e mëtejshme të procedurës”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Nga MPB-ja shprehen se janë duke punuar në zbardhjen e rastit.

“Ju informojmë se SPB Ohër është duke ndërmarr masa për zbardhjen dhe realizimin e rasteve të publikimit të paautorizuar të listave me të dhëna për personat pozitivë ndaj Kovid, që janë publikuar në mënyrë të paautorizuar në rrjetet sociale”, njoftojnë nga MPB-ja.

Por qytetarët e kontaktuar nga Alsat-i, emrat e të cilëve ishin në listat, që publikohen paralelisht me publikimin e statistikës ditore, megjithëse nuk duan të komentojnë publikisht, kërkojnë zgjidhje institucionale për gjithë rastin, të tregohet burimi dhe të ndëshkohen autorët. Avokatët thonë se shumë lehtë mund të gjurmohet burimi, nëse ka vullnet.

Demiri shprehet se institucionet duhet të merren më seriozisht me këtë rast, meqë është shkelur seriozisht e drejta themelore e njeriut, e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale. Sipas juristëve, bëhet fjalë për vepër penale, ndërsa dënimi për shkeljen e ligjit është një gjobë ose burgim deri një vit, ndërsa nëse veprën e ka kryer person zyrtar, dënimi është nga tre muaj deri në tre vjet burg. Drejtorët e spitalit në Ohër dhe në Qendrën për shëndetin publik, mohojnë se këto lista rrjedhin nga institucionet e tyre.

Miki Trajkovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments