Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNxënësit e Strugës ndërpresin bojkotin, i kthehen mësimit online

Nxënësit e Strugës ndërpresin bojkotin, i kthehen mësimit online

Nxënësit e Strugës thonë se vendimin për t’i dhënë fund bojkotit e kanë marrë bazuar në situatën epidemiologjike në vend dhe në konsultim me këshillin e nxënësve të shkollave të mesme nga qytetet tjera ku kishte protesta. Sipas tyre, qëllimi është që mos të rrezikohet jeta e askujt.

“Sapo të qetësohet situata epidemiologjike, do të bëjmë hapa më të shpejtë për të reaguar për t’u kthyer në bankat e shkollës”, njoftojnë nga Këshilli Organizativ.

Ky vendim vjen pas njoftimeve nga drejtoritë e shkollave në Strugë se do të vijojnë sanksione për ata nxënës që nuk do të kthehen në shkollë, madje edhe përjashtime. Në shkollën e mesme profesionale “Niko Nestor”, me prani fizike kryhet mësimi praktik dhe ushtrimet. Nxënësit janë të ndarë në grupe dhe vijnë një ose dy ditë në javë.

“Këto janë lëndë që duhet të realizohen në shkollë, siç është mësimi praktik nëpër kabinete, punëtori, laboratorë”, deklaroi Mile Poposki, drejtor i shkollës së mesme “Niko Nestor”.

Mësim ka edhe në të gjitha shkollat fillore dhe zonat rurale në Strugë, ku kishte bojkot të pjesshëm deri javën e kaluar. Por, për shkak të internetit të dobët, vetëm një numër i vogël i nxënësve kyçen në program.

Megjithatë, në disa shkolla ka ende numër të vogël të prindërve që bojkotojnë mësimin dhe nuk lejojnë që fëmijët e tyre të marrin pjesë.

Miki Trajkovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments