Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNjëmbëdhjetë vjet nga fatkeqësia e anijes në Liqenin e Ohrit

Njëmbëdhjetë vjet nga fatkeqësia e anijes në Liqenin e Ohrit

Njëmbëdhjetë vite kanë kaluar nga fatkeqësia e anijes që ndodhi në Liqenin e Ohrit, kur nga fundosja e anijes “Ilinden” jetët i kanë humbur 15 persona, turistë nga Republika e Bullgarisë.

Është paraparë në komemeracionin e nesërm të ditën e fatkeqësisë të marrin pjesë delegacione të Komunës së Ohrit, të përfaqësive konsullore dhe kulturore bullgare në vend, të Kapitenisë së Portit dhe të Shoqatës civile “5 Shtatpri” si dhe qytetarë të Ohrit. Këtë herë përkujtimi për të vdekurit do të mbahet para përmendores së re të vendosur në parkun para kanalit Studençishtë.

Fatkeqësia ka ndodhur më 5 shtator të vitit 2009, në orën 10:30, kur u fundos anija “Ilinden” që me 57 udhëtarë qarkullonte në relacionin nga Ohri për në Shën Naum. “Ilinden” u përmbys dhe u fundos në rreth 250 metra largësi nga bregu i liqenit, tek autokampi “Eleshec”.

Tetë nga viktimat ishin banorë të komunës Anton, katër nga komuna Pirdop dhe nga një nga komunat Zllatica, Mirkovo dhe Ribarica.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments